E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantët mësyjnë në MASH, ankesa për koeficientët e testeve të provimeve

Maturantët: Ministria na ka diferencuar, koeficientet e Juridikut të njëjta me të profilit shkencor

Në llogaritjen e rezultatit final për pranimet në universitetet publike gjatë vitit të ardhshëm akademik do të përdoren vetëm koeficientet e miratuara nga Ministria e Arsimit për provimet e 2010-s. Këto koeficiente janë kundërshtuar shpesh herë nga vetë maturantët që gjatë këtij

viti arsimor janë ndier të diferencuar në disa degë që ata kanë zgjedhur për të konkurruar. Ditën e djeshme dyert e MASH, janë mbipopulluar nga dhjetëra maturantë që depozitonin ankesa  tyre pranë sekretarisë në lidhje me vendosjen e gabuar të koeficienteve të degëve apo edhe me ankesa të tjera që kanë të bëjnë me testet e provimeve. Disa prej maturantëve shpjeguan ditën e djeshme për gazetën SOT se Ministria e Arsimit ka bërë diferencime të padrejta me maturantët që duan të konkurojnë në degën e Juridikut pasi koeficienti i kësaj dege është vendosur nga MASH 1.4  dhe është çuditërisht i njëjtë me profilin natyror e shkencor.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›