Infektimet me HIV-AIDS – 17 persona aktiv në qarkun e Gjirokastrës

Në qarkun e Gjirokastrës regjistrohen të prekur me HIV AIDS 17 persona, mosha e të cilëve varion nga 16 në 65-vjeç.
Shifra më e lartë shënohet në Gjirokastër më 10 raste, ndjekur nga Përmeti me 4 dhe Tepelena me 3 të tillë.
Ndërsa shpërndarja sipas gjinive shkon 76.5% meshkuj dhe 23.5% femra. Këto të dhëna bëhen të ditura nga shefi i Shërbimit Epidemiologjik Arenc Brahimi i cili shprehet se që nga viti 2001, kur ofrohet testimi pranë laboratorit mikrobiologjik, deri sot është rritur numri i testimeve vullnetare.
“Mund të deklarojmë që pjesa më e madhe e këtyre personave me HIV pozitiv kanë patur kontakte heteroseksuale dhe zënë një raport gati 75 përqind dhe një pjesë tjetër e zënë biseksual dhe vetëm një rast përdorues droge”, tha Brahimi.
Në kuadër të ditës botërore kundër HIV AISD, në Gjirokastër, nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor janë planifikuar disa aktivitete ndërgjegjësuese të cilat do të organizohen përgjatë muajit dhjetor.
/RTSH/