Ullinjtë mbeten pa vjelë, në Portëz të Fierit mungon fuqia punëtore

Vjelja e ullirit po shkon drejt fundit por megjithatë në zonat e njohura të kultivimit të ullirit në Fier plantacione të shumta me këtë kulturë kanë mbetur pa u vjelë.
Një nga zonat ku spikat kjo problematikë është njësia administrative Portëz në Fier.
Sipas fermerëve të këtyre zonave një goditje të rëndë për bujqësinë në tërësi ka dhënë emigrimi i të rinjve që janë krahu kryesor i punës.
Një tjetër arsye që solli këtë vit reduktim të prodhimit të ullirit ishte edhe pasiguria e tregut të shitjes duke mos kryer shërbimet e plota.
/RTSH/