Rikonstruksioni i gjimnazit “Havzi Nela”, kërkohet hapja e gjimnazit sa më parë, problem energjia

Nxënësit e Gjimanzit “Havzi Nela” në Kukës kanë bojkotuar mësimin në shenjë protest kundër zhvillimit të orëve prej më shumë se 1 viti, pasditeve. Ata kërkojnë rikthimin në shkollën e rikonstruktuar tashmë, por jo të marrë në dorëzim nga bashkia
Këtë të hënë nxënësit e gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës kanë bojkotuar mësimin dhe janë organizuar në protestë para godinës së rikonstuktuar por ende jo në shfrytëzim.
Ata shprehen të lodhur nga mësimi pasdite dhe kërkojnë rikthimin sa më shpejt në shkollën e tyre.
Nxënësit kanë refuzuar thirrjet nga drejtoria për vazhdimin e mësimit pasdite në dy shkollat 9- vjeçare ku janë caktuar.
Gjimnazi “Havzi Nela” ka mbaruar procesin e rikonstuksionit, por vazhdon plotësimi me infrastrukturën mbështetëse, ndërkohë që nuk është provuar ende funksionimi i ngrohjes me kaldajë.
/rtsh.al/