Infektivi, 70 pacientë në ditë nga virozat dhe helmimet

Temperaturat e larta të cilat kalojnë 35 gradë celcius dhe pakujdesia ndaj konsumimit të ushqimeve ka çuar në shtim të rasteve të të sëmureve në urgjencën e QSUT-së. Në urgjencën e pavionit të infektivit brenda 1 dite ka më shumë se 70 raste ku të sëmurët kërkojnë ndihmën e mjekut.
Sipas bluzave të bardha pacientet paraqiten me temperatura te larta, shqetesime gastro-intestinale dhe helmime. Mjekja infeksioniste, Entela Ramasaco, thotë se shërbimi i infektivit ka rritje të numrit të të prekurve me këto viroza dhe infeksione.
Mjekja thotë se të rinjtë janë më tepër të ndjeshëm ndaj virozave të stinës dhe helmimit nga ushqimi për shkak ushqehen në fast- foode, ndërsa të moshuarit nga infesionte gastro-intestinale.
Mjekët këshillojne se duhet evitohen ushqimet e ndenjura duke thënë se edhe fast food-et qe jane te pa sigurta gjate veres. Gjithashtu duhet të evitohen ambientet e mbyllura, por edhe qendrimi i shume oreve ne ambiente me ajer te kondicionuar.