E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente në Milot-Burrel, shkak mungesa e infrastrukturës

Mungesa e infrastrukturës është bërë shpesh herë shkak për aksidentet të shumta automobilistike, por këtij problemi i shtohet edhe rreziku nga erozioni.
 

Prej disa muajsh rruga Milot-Burrel, konkretisht në zonen e quajtur Skuraj në Shkopet rreziku për automjetet që kalojnë pranë këtij aksi është mjaft evident.

Drejtuesit e automjeteve shprehen mjaft të shqetësuar për këtë situatë të krijuar prej disa kohësh.

Ata i bëjnë apel Drejtorisë së Rrugëve që të marrë sa më parë masat e nevojshme, përpara se kjo rrugë të kthet në një tragjedi për shumë udhëtarë të kësaj rruge.
 

Drejtuesit e mjeteve thonë se në këtë zonë ka pasur disa raste aksidentesh, ndaj i druhen kalimit në këtë zonë, që sipas tyre paraqet rrezik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›