Ministri i Brendshëm, 17 gjoba rrugore të papaguara
Share
Ministri i ri i Brendshëm ka plot 17 gjoba rrugore të papaguara. Kështu raporton GSH, që ka përgatitur një speciale me politikanët që kanë gjoba të pashlyera tek Policia Rrugore. Në krye të listës qëndron Flamur Noka, që me makinën e tij tip Mitsubishi ka 17 gjoba të papaguara, që kapin shifrën e 15.700 lekëve të reja. Në listë i dyti është Shpëtim Idrizi me 7 gjoba të papaguara me makinën e tij tip Benz. Më pas vjen Fatbardh Kadilli me makinën e tij tip Nissan. Ai ka 5 gjoba të papaguara. Gazmend Oketa, Ben Blushi kanë nga dy gjoba të papaguara. Kurse Bamir Topi vetëm një gjobë të papaguar.