Dita e Verës në Korçë, zjarret ndizen mbi dëborë. Amvisat bëjnë gatimet tradicionale

Dita e verës, qytetin e Korçës e ka gjetur me borë, por kjo nuk ka penguar aspak traditën e ndezjes së zjarreve. Ato ndizen në mënyrë simbolike për të trembur dimrin, e për të pritur plot shpresë pranverën. Fëmijë e të rritur kryen ritin e kapërcimit të zjarrit. Pjesë e festës janë edhe gatimet tradicionale.
Korça e feston ditën e verës në 1 mars sipas kalendarit ortodoks, por aktivitete dhe zjarre të tjerë ndizen dhe në 14 mars, ditën e festës kombëtare.
/rtsh/