E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infermieri, hapet masteri i nivelit te dyte

Keshilli i Ministrave ka vendosur dje hapjen e programit te studimit te ciklit te trete, Master i Nivelit te Dyte ne Fakultetin e Infermierise. Sipas vendimit, ky master do te zhvillohet ne Infermieri dhe subspecialitete dhe ne fund te studimeve leshohet diplome "Master i Nivelit te Dyte (MND), ne Infermieri dhe subspecialitete". Vendimi percakton se ky program studimi MND realizohet me 60 kredite dhe kohezgjatja normale e tij eshte nje vit. Ndersa veprimtaria mesimore e programit ne fjale, nis ne vitin e ardhshem akademik, 2010-2011. Sipas Vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave, kuota e pranimit ne kete program studimi Master i Nivelit te Dyte, per vitin akademik 2010 - 2011, eshte 30. Ndersa nga ana tjeter, tarifa e shkollimit per studentet e regjistruar ne kete program studimi MND, ne vitin akademik 2010-2011, eshte 100 mije leke. Vendimi percakton se studenti i nenshtrohet vetem nje tarife shkollimi dhe likuidohet me keste, te caktuara nga fakulteti perkates. Ndersa studentet e Republikes se Shqiperise, qe kane kryer me rezultate te shkelqyera ciklin paraardhes te studimeve, nuk e paguajne tarifen e shkollimit. Sipas vendimit, efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi duhet te perballohen nga buxheti i miratuar per Universitetin e Tiranes, pa efekte buxhetore shtese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›