E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti zgjidhin problemin Olta

25/03/10 00:05

Erioni dhe Bertina debatojnë me tone të larta duke mbrojtur secili veprimet e veta në lidhje me problemin Olta mes tyre. Konflikti për qëndrimin e Erionit ndaj Oltës ka disa kohë që hap debate dhe zënka mes çiftit. Herë pas here ata diskutojnë duke i kërkuar njëri-tjetrit ndryshime në selljen e tyre ndaj Oltës. Erioni insiston në të njëjtat fjalë duke i thënë Bertinës se mes tij dhe Oltës ka vetëm shoqëri dhe nuk sheh asgjë të keqe në puthjet dhe përqafimet e tij shoqërore me Oltën. Bertina i thotë se ai nuk arrin ta kuptojë atë dhe se Bertina i kërkon që Erioni të largohet nga Olta, por vetëm për të shmangur provokimet që Olta bën ndaj saj. Ajo thotë se nuk është xheloze ndaj Oltës, por Erioni i thotë se është lodhur nga zënkat që sipas tij lindin nga xhelozia e Bertinës ndaj shoqërisë që ai ka me Oltën. Bertina i thotë se ajo nuk i ka kërkuar asnjëherë që ai të mos përqafonte Gracielën, Pamelën apo edhe ndonjërën nga vajzat e tjera, por për Oltën in kërkon një gjë të tillë vetëm sepse Olta e bën për të provokuar dhe ofenduar Bertinën. Të kam thënë ndonjëherë pse përqafove ndonjërën nga vajzat e tjera? thotë Bertina. Erioni i thotë se ai kërkon që tia shpjegojë ajo se përse për vajzat e tjera nuk bëhej xheloze. Bertina i thotë se ajo ia ka thënë disa herë se ajo nuk është xheloze dhe i thotë se nëse ai do që të ketë një mardhënie më shumë se shoqërore me Oltën mund ta ketë kur të dojë. Unë me atë femën nuk e krahasoj veten fare, por dua që ti të kuptosh se në disa raste gjërat bëhen me tendencë për të ulur dhe ofenduar Bertinën i përgjigjet Bertina Erionit. Pas një kohe të gjatë debatesh për këtë pikë Bertina i thotë Erionit se që tani e tutje ajo nuk do të ndërhyjë fare në mardhënien e Erionit me banorët e tjerë dhe kërkon që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Përsa i përket faktit të lidhjes së tyre të dy thonë se do të mundohen që ta veçojnë atë nga loja në BB. Të dy vendosin që të mos diskutojnë më për Oltën dhe secili të bëjë lojën e tij i veçuar nga lidhja dhe të mundohen të respektojnë edhe lidhjen e tyre pa i kaluar limitet e lejuara. Kështu ata zgjidhin peoblemin Olta në lidhjen e tyre duke pritur tashmë që secili të respektojë kushtet që i kanë vënë vetes dhe njëri-tjetrit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›