"Tuberkulozi, veshtire per ta kuruar"
Shqiperia prej vitesh i ka shpallur lufte tuberkulozit, e megjithate zonat Verilindore ku numri i te prekurve eshte me i madh, vazhdojne te tregojne rezistence ndaj semundjes infektive. Ne Diten Boterore te Tuberkulozit, drejtori i Programit Kombetar per Parandalimin e Tuberkulozit, Hasan Hafizi tha se cdo vit raportohen rreth 400 raste te reja, kryesisht ne zonat Verilindore. Bluzat e bardha bejne apel per rritjen e programeve sociale ne keto zona, pasi dhe niveli i varferise eshte shume me i larte se ne zonat e tjera.
Doktor, sot eshte Dita Boterore e Tuberkulozit, por si paraqitet situata ne vendin tone?
Prej disa vitesh ne jemi te kenaqur me ecurine e semundjes ne vend, pasi shohim se rastet jane ulur ndjeshem, por ka ardhur koha qe programet mjekesore te nderthuren me ato sociale. Kategorite me te prekura jane po ato qe kemi pasur ne vite, te pastrehet, personat me HIV, grupet e margjinalizuara sic jane komuniteti rom e egjiptian. Sot ne Shqiperi ka rreth 400 raste te reja, ka problematiken e vet. Tuberkulozi eshte semundje infektive, por ka karakter te shprehur social. Kjo do te thote qe kjo semundje eshte e lidhur ngushte me varferine. Ku ka varferi, ka tuberkuloz. Nese i hedhim nje sy hartes se tuberkulozit, do te shohim qe ne vendet e veshtira ekonomikisht, ne zonat Verilindore apo pjesa qe ka ardhur nga keto zona, jane pjesa me e prekur e popullates.
Cfare duhet bere qe ne te mos e kemi kete semundje, si mund ta eliminojme?
E rendesishme eshte qe pervec politikave shendetesore, te kete edhe programe sociale per integrimin e kesaj kategorie pacientesh. Sot, Shqiperia perfiton nje fond prej 1 milion e 260 mije dollare per parandalimin e perhapjes se tuberkulozit. Kjo ka bere qe vendi yne te mos jete me, nje nder vendet me numrin me te larte te tuberkulozit ne rajon. Por, perseri kerkohet nisja e programeve te tilla trajnuese, qe te mos kemi rikthim te semundjes.
Sa te ndergjegjshem jane pacientet me tuberkuloz per semundjen qe kalojne, a e vuajne ate?
Problemi thelbesor qe na shqeteson aktualisht eshte mjekimi korrekt i pacienteve te prekur me tuberkuloz, pasi nese ata e refuzojne rrezikojne veten nga vdekja por mund te behen dhe rezistente ndaj mjekimit. Ne kete dite, i bej apel gjithe popullates qe te informohen per semundjen e tuberkulozit, pasi ai sot eshte komplet i sherueshem. Kujdes duhet te kene ne vazhdimin e mjekimit edhe pse kura e tij zgjat shume gati 6 muaj, ata duhet te vazhdojne te mjekohen edhe ne rastet kur shohin se nuk kane asnje shqetesim.
Ku konstatohen rastet me te shumta te tuberkulozit, ne spitalet e rretheve, poliklinika apo vetem nga mjeket specialiste te Sanatoriumit?
Tani politika jone kryesisht mbeshtetet te kontrolli i mjekimit dhe kjo do te thote qe numri i personelit te dispanserive do te jete i reduktuar. Por, kjo njekohesisht nuk perballon kontrollin e mjekimit ne fshatra, dispanserite do te mbesin perseri qendra teknike-diagostike per tuberkulozin ndersa ne periferi duhet te angazhohet patjeter dhe mjeku i familjes. Sot, mjeku i familjes nuk eshte i perfshire ne keto lloj vizitash.
S.Isaku
Kush e merr TBC-ne?
Njerez qe kane qen rreth e rrotull.
Njerezve me semundjen e TBC-se.
Te varfrit.
Te pastrehet.
Njerezit nga vende ku ka shume tuberkuloz.
Ata qe jetojne neper azile.
Personat e burgosur.
Alkooliket dhe ata qe perdorin droge.
Njerezit me probleme mjekesore ( te tilla si diabeti dhe disa lloje kanceresh ) te cilat
dobesojne mundesine e tyre per te luftuar semundjen.
Njerezit me virusin HIV (virusi qe shkakton Siden).
Shenjat e Tuberkulozit
-Kolla, vecanerisht kolla qe zgjat me shume se tre jave.
-Temperature, zakonisht jo e larte 37-38 grade C.
-Djersitje, vecanerisht naten.
-Humbje oreksi..
-Dhimbje gjoksi.
-Renie ne peshe.
-Ne raste me te avancuara te semundjes, kolla eshte me gelbaze dhe me rrema gjaku.