E Shtunë, 31 Tetor 2026

Influencat në sistemin e drejtësisë

Po bëj një thirrje që nëpërmjet jush, tu adresohet të gjithë punonjësve që punojnë qoftë në sistemin e prokurorisë, qoftë në sistemin e gjykatave që të hedhin poshtë çdo lloj tentative për influenca, ku disa persona marrin dhe rolin e sekserëve duke përdorur dhe emra individësh që mund të jenë në pushtet

Nga Bamir Topi

President i Republikës dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë*

Më lejoni që të ndaj të gjithë preokupimin e shprehur në mënyrë konstante për nevojën e bashkëpunimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me Ministrinë e Drejtësisë, sidomos në linjën e funksionalitetit të dy inspektoriateve që ekzistojnë mbi bazën e ligjit: Inspektoriatit të KLD-së dhe Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë për kontrollin e punës së gjykatave. Padyshim është gjë shumë e rëndësishme që çdo kontroll ka linjën e saj specifike, por gjatë bashkëpunimit natyrisht do të dalin nevoja shumë të rëndësishme për ta sinkronizuar pozicionin e supervizionit nëpër gjykata, për të përmirësuar disa elementë të punës në të kaluarën kur pozicione të ndryshme, ndonjëherë edhe me përmbajtje të elementëve subjektivë kanë rritur presionin nëpër gjykata. Por duke pasur një bashkëpunim për të patur një funksionalitet organik midis këtyre dy inspektoriateve, ne do të bëjmë të mundur që të rrisim eficiencën, patjetër të rrisim autoritetin, sepse vetëm nëpërmjet bashkëpunimit jo vetëm nëpërmjet këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme, por nëpërmjet bashkëpunimit të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar, ne do të bëjmë të mundur që të reformojmë si duhet linjën e sistemit të drejtësisë dhe se është një kusht, do të thoja, i paneglizhueshëm nga Bashkimi Evropian. 

Në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkohen shumë reforma. Natyrisht reformat më të rëndësishme janë ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, me shtetin e së drejtës, kështu që ne na imponon që të jemi të gjithë bashkëpunues në një frymë kohezioni për të realizuar implementimin e politikave për qeverisjen e gjyqësorit, për kontrollin e gjyqësorit, për vendosjen jo thjesht nga pikëpamja e performancës formale, por për të trajtuar çështje shumë të rëndësishme substanciale që kanë të bëjnë me profilin e gjyqtarit, me karakterin e tyre, me profesionalizmin e tyre për të bërë të mundur që në Shqipëri të jepet e drejta si në çdo shtet të Bashkimit Evropian.

Padyshim që ligji i ri i organizimit të pushtetit gjyqësor ka prodhuar dhe një riformatim të organikave për shumicën e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të apelit. Ka qenë një diskutim që është bërë me shumë seriozitet edhe nga anëtarët e KLD-së. Unë kam përcaktuar dhe numrin e gjyqtarëve në shkallë republike mbi bazën e propozimit të Ministrit të Drejtësisë, sigurisht duke shfrytëzuar dhe kompetencat që jep Kushtetuta dhe Ligji i Presidentit, duke bërë të mundur që të eliminohen disa handicap-e që janë vërejtur nga këto gjykata qoftë përsa i përket pamjaftueshmërisë së gjyqtarëve në disa gjykata, qoftë përsa i përket numrit të tepërt e të panevojshëm për nivelin e punës së këtyre gjykatave. Ju keni qenë dëshmitarë të atij ngërçi që është vënë re për delegimet e gjyqtarëve në disa rrethe ku problematika gjyqësore ka qenë intensive, sigurisht në koshiencën e gjithësecilit kjo punë nuk bëhet me delegime. Kjo bëhet me një angazhim konstant, permanent në strukturë të gjykatave për ti dhënë drejtim mjaft çështjeve që kanë mbetur pezull dhe padyshim për ti dhënë një dinamizëm të ri punës nëpër gjykata ku, sikurse e kam thënë dhe herë tjetër, drejtësia nuk jepet vetëm në kryeqytet, por jepet në çdo qelizë të shtetit shqiptar. Kështu që ne kemi patur mundësi të riorganizojmë gjykatat në shkallë kombëtare dhe kemi bërë të mundur që të ketë një përafrim, një përqasje të gjykatave dhe gjyqtarëve në vetë ligjin organik.

Besoj që në diskutimet që do kemi dhe natyrisht do ti japim rrugë dhe lëvizjes së gjyqtarëve. Jo vetëm plotësimit të vendeve vakante mbi bazën e vendeve bosh që janë në strukturën e organizimit gjyqësor, por edhe për profilin e gjyqtarëve, të cilët do të mbulojnë pozicione shumë të rëndësishme. Nuk duhet të jetë një diskutim formal, duhet të jetë një diskutim me një seriozitet dhe përkushtim qytetar, sepse nga KLD-ja pritet shumë. Pritet shumë jo vetëm në ekzekutimin e këtyre elementëve formalë që kanë të bëjnë me mbushjen e vendeve vakante, por mbi të gjitha mbi performancën e punës së sistemit të drejtësisë. Të gjithë sot kërkojmë nga drejtësia. Shpeshherë qytetarët janë të pakënaqur nga performanca e gjyqësorit. Gjyqësori është mjaft kompleks. Unë e kam bërë të ditur edhe herë tjetër: të mos krijohet psikoza sikur gjithçka varet nga një strukturë, nga një njeri. Përkundrazi këtu kërkohet sipas Kushtetutës dhe ligjit një angazhim një përkushtim i të gjithë faktorëve. Gjyqësori ka nevojë të rrisë performancën e vet mbi bazën e vazhdimit të reformave të domosdoshme për gjyqësorin. Kam rastin të riapeloj për nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit politik për vazhdimin e reformave në gjyqësor. Jam shprehur edhe përpara se të filloj fushata elektorale për nevojën e prononcimit të partive politike për detyrimin qytetar mbi vazhdimin e reformave në gjyqësor, pasi sikurse dihet, reformat në gjyqësor nuk realizohen përgjithësisht me mazhoranca të thjeshta, por realizohen mbi bazën e një kohezioni më të gjerë politik, mbi bazën e votimeve të cilësuar, që kërkojnë domosdoshmërisht një numër të caktuar të deputetëve në parlament. Mund ta ilustroj me një element shumë të rëndësishëm sikurse është rasti i Gjykatës Administrative. Ka një sensibilitet të luftuar nga qytetarët, nga njerëzit që merren me biznes, nga politika në përgjithësi, nga institucionet, edhe nga vetë presioni që kanë gjykatat për tu marrë me çështje me vullnetin e parashprehur të aktorit politik, ka përbërë domosdoshmërinë ngritjen e Gjykatës Administrative. Pra projeksioni politik, shprehja e vullnetit paraprak politik domosdoshmërisht marrjen e vendimeve konkrete. Gjykata Administrative është një element shumë i rëndësishëm në network-un e gjykatave që do të bëjë të mundur jo vetëm trajtimin e çështjeve specifike që kanë të bëjnë me administrimin e bizneseve, me dhënien e drejtësisë, do ti japë më shumë hapësirë biznesit, por do të krijojë më shumë hapësirë vetë sistemi gjyqësor për të kaluar nga ato stade që vijnë nga numri i pafund i këtyre proceseve dhe i fusin ato në disa raste dhe në impas. 

Unë sapo shpreha nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit për çështjen e drejtësisë penale. Është një nga elementet më shqetësuese për shoqërinë tonë, ku kërkohet domosdoshmërisht një bashkëpunim serioz, mjaft i sinqertë nga të gjitha palët. Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të vendosur, duhet të jemi shumë të fortë, duhet të jemi shumë korrektë për të gjitha çështjet me një sensibiletetet të lartë publik që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, me grabitjet, me trafiqet, me njerëz që sot janë përballë me drejtësinë, por edhe me ata që nuk janë ende të kapur për tiu drejtuar strukturave gjyqësore. Kjo duhet të rrisë ndjeshëm sensibilitetin tonë si përfaqësues i institucioneve të ndryshme në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në të gjithë strukturat e shtetit, por në radhë të parë në Inspektoriatin që vjen nga KLD-ja, nga Ministria e Drejtësisë. Të punojmë së bashku për një kontroll rigoroz të të gjithë trupave gjyqësore që sot kanë çështje shumë të rëndësishme, me personazhe shumë të rëndësishëm të botës së krimit për të parë transparencën e verifikimit dhe transparencën e gjyqit, për të qenë korrekt me publikun, korrekt me njerëzit që kërkojnë drejtësi, korrekt me njerëzit që i kanë sytë tek drejtësia. Kjo është shumë e rëndësishme. Kjo është shumë e rëndësishme për të gjitha institucionet, që përballen me krimin e organizuar. Prandaj nuk është luks kur kërkohet të punohet në institucionet e drejtësisë. Të futesh në institucione të tilla kërkon përkushtim qytetar, kërkon shumë karakter, kërkon shumë vendosmëri, kërkon të jesh njeri i ligjit, kërkon të jesh njeri pa kom

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›