Informacion i lire nuk do te thote njerez te lire
Libri qe po e prisja prej kohesh erdhi. Para pak muajsh ka dale ne shtypin perendimor Penguin Books libri i bjellorusit Evgeny Morozov The Net Delusion. Ky liber permes argumentesh statistikash e analizash tregon se Interneti lodra e re e njerezimit nuk eshte ai qe presim. Ne besojme qe kjo loder do ta beje jeten tone me te mire dhe njerezimin me te lire. E verteta eshte qe Interneti po i ben njerezit me te vetmuar edhe pse ne dukje me te lidhur dhe mbi te gjitha jo te lire. Interneti po fuqizon akoma me shume te fortet e po dobeson akoma me shume te dobetit.
Morozov niset nga fakti qe vete Hillary Clinton ne fjalen e saj te para nje viti e konsideroi lirine e Internetit si nje nga strategjite kyce te ShBA. Liria e informimit argumentonte me 21 Janar 2010 Znj. Klinton mbeshtet paqen dhe sigurine qe krijojne bazat per progresin boteror.
Ne librin e vet Zhgenjimi i Rrjetit Si te mos e clirosh boten Morozov verteton qe ky entuziazem eshte i pabazuar dhe mbi te gjitha i genjeshtert. Interneti eshte mjeti me i ri me te cilin te pushtetshmit do konsolidojne akoma me shume pushtetin e tyre.
Twitter dhe Revolucioni iranian
Dy jane zhgenjimet e medha sipas Morozov ai qe ky e quan cyber-utopianism besimi se kultura e Internetit eshte progresive dhe emancipuese dhe internet-centrism besimi qe cdo ceshtje madhore e shoqerise sone moderne apo politikes mund te gjeje veten ne Internet.
Ka njerez qe besojne se revolucioni Iranian i 2009 u shkaktua nga disa njerez qe u organizuan me ane te Twitter nje rrjet social i ngjashem me Facebookun. Ka dhe ata qe besojne qe analfabetizmi ne Afrike do te zhduket nese behen pjese e nje grupi kunder analfabetizmit ne FB.
Idealizimi i Internetit dhe besimi qe me Facebook e Twitter mund te hidhet cfaredo qeverie e shteti autoritar qe nga Kina e deri ne Venezuele nga Irani e deri ne Bjellorusi nga Rusia deri ne Kube eshte nje kurth.
Nese prisni qe revolucioni juaj te nise ne Facebook sapo e keni bere diktatorin tuaj te lumtur.
Pornot macet ne Youtube dhe Revolucioni
shte e vertete Interneti ka terhequr nje mase te madhe disidentesh qe nga Vietnami ne Rusi. Ata kane gjetur mjedisin ideal per te perhapur idete e tyre. E vetmja gje qe ata nuk e dine eshte qe shteti me parate e popullit i ka mundesite per te punesuar specialistet me te mire te rrjetit njerezit me te afte qe mund te jene ne qarkullim teknologjine me te avancuar per te eleminuar kundershtaret politike ne Rrjet. Dhe kete nuk e ben duke u bllokuar sajtet. Sistemi me efektiv i censures eshte jo ai me i sofistikuari por ai sistem qe nuk ka nevoje per aspak censure.
Morozov sjell rastin e Rusise qe nuk ka nevoje te bllokoje blogjet apo forumet e disidenteve. Jo. Shteti rus ka krijuar nje sistem te tere argetimi online qe i ben ruset te rrine larg artikujve te disidenteve per tu argetuar me porno falas. Kundershtaret e sistemit ne Rusi nuk pengohen. Atyre thjeshte u hiqen lexuesit duke i argetuar me porno ose cfaredo argetimi tjeter online falas. Sasia e njerezve qe e harxhon kohen e lundrimit ne Internet duke kerkuar video macesh te cilat shkarkojne vete tualetin ne Youtube eshte pabesueshmerisht e madhe. Popullin mund ta genjesh aq kollaj me video komike.
Lek Plepi ka zene me shume vend ne diskutimet ne FB sesa nevoja per te nderruar kasten tone politike.
Une madje dyshoj qe Lek Plepi suportohet nga Keshilli i Ministrave. Per sa kohe Mr. Plepi te jete sharmant askush nuk do kujtohet per naften qe na shkaterroi mushkerite dhe makinat.
Gjeja e pare qe mendon nje sistem autoritarian eshte si ta hutoje popullin e tij me argetim falas. Lady Gaga ne shesh Disidentet le te shkruajne sa te duan ne blogjet e tyre.
Dhe nese mendoje qe forcat progresiste rrine ne Internet ndersa forcat regresiste nuk e njohin ate e ke gabim. Diktatori venezuelian Hugo Chaves mezi po pret qe ti te futesh ne Internet. Me sakte ne Spinternet.
Hugo Chaves do qe ti te futesh ne Spinternet
Me siguri nuk do ju habise fakti qe Hugo Chaves eshte i apasionuar pas Ipad-it. Diktatoret kane shpesh nje hobi per teknologjine. Aq me teper kur ajo shnderrohet ne nje mjet kontrolli.
Keshtu Hugo Chaves diktatori venezuelian nuk i bllokon Internetin qytetareve te varfer te vendit te tij. Ai madje ka politika per te futur Internet ne shkolla ju me siguri njihni dhe te tjere lidere me ambicie teknologjike. Internet per te gjithe Por me nje klecke te vogel Hugo Chaves do qe ti te futesh ne Spinternet - Interneti me pak censure por me shume propagande.
Barbara Gedis e Univ. Te Kalifornise ne L.A. ne nje studim te vetin argumenton qe ka nje pjese te popullsise qe eshte shume e ndjeshme ndaj propagandes qeveritare dhe kjo eshte kryesisht klasa e mesme. Klasa e ulet eshte shume injorante per te kuptuar deri dhe propaganden e shtetit klasa e larte eshte shume e shkolluar per tu mashtruar. Klasa e mesme eshte krapi qe ze rrjeta e qeverise. Klasa e mesme ata qe kane njefare mundesie jetese dhe qe kane njefare shkolle qe nuk jane as te varfer e injorante por as te pasur e te sofistikuar.
Ti mund ti ofrosh njerezve mundesine te perdorin Internetin por kjo nuk do te rrise mendimin e tyre kritik. Te vendosur nen nje doze te perditshme propagande njerezit pushojne se degjuari. Ata qe nuk degjojne nuk mund te reagojne me.
Hugo Chaves do qe ta sjelle internetin te shkolla jote. Do qe ti te kesh dhe Ipad. Sikurse KGB do qe ti te futesh ne Facebook.
Pse KGB-ja do qe ti te futesh ne Facebook
Ka pase qene nje kohe kur KGB duhej ti pergjonte njerezit ti fuste madje ne tortura qe te tregonin rrjetin e tyre te bashkepunetoreve. Tani nuk ka me nevoje. Mjafton te hape Facebookun. Me nje lirshmeri te madhe njerezit nxjerrin te tera llojet e informacioneve ne Facebook qe nga miqte fotot opinionet idete. Disidentet njihen nga ke kane friends ne FB.
Facebook-u ndihmon madje qe KGB-ja te kuptoje edhe se kush disident eshte i rrezikshem. Ata qe kane grupe te medha suporti jane problematike. Ata me pak friends jane te pademshem. Sado ide te mira te kene rendesi ka qe nuk i lexon njeri.
Kostot e survejimit jane fare te lira sot.
Por problemi me i madh i Facebook-ut eshte qe ka krijuar modelin e aktivisteve ne divan. Kushdo mund te shitet per aktivist i madh duke ndenjur prane zjarrit me nje lap-top para. Pjesemarrja ne kauze eshte vetem nje klikim larg. Nje like dhe ja ku dhe kontributin tend.
Por une nuk mund ti besoj njeriut qe eshte fans i Lek Plepit dhe do te shpetoje femijet ushtare ne Kongo. Keta njerez nuk marrin dot seriozisht asnje kauze.
Shanset qe ata te dalin ne rruge per te protestuar jane shume te vogla. Ka shume gjera me te bukura ne Youtube sesa te bertasesh per te drejtat e tua ne bulevard. Jemi per proteste por jo ne rruge
I-REVOLUCIONI
Revolucioni eshte transferuar ne Internet.
Kjo ka bere qe edhe qeverite totalitare te zbresin aty per te pare cpo ndodh.
Interneti ka hapur dyer qe me pare nuk ekzistonin
Tani eshte bere shume e thjeshte vetem duke pare historine e lundrimit ne Internet historikun e faqeve qe ke vizituar nje agjent qeveritar mund te mesoje per ty me shume se mamaja jote.
Ka kohe qe kompani te caktuara mbledhin te dhena per perdoruesit e Internetit per qellime reklamimi. Askush smund te garantoje qe keto metoda nuk do te perdoren nga shteti per te gjurmuar opozitaret e tij.
Nga ana tjeter qe Interneti ka ofruar mundesine qe ata qe perkrahin shtetin totalitar per arsye nga me te ndryshmet te jene teper aktive. Keta jane armata qe shteti as nuk ka nevoje ta paguaje dhe jane mjaft efektive per te haperdare tym mbi te tera inisiativat e kauzat disidente.
Perkunder cmendohej para 15 vjetesh Interneti nuk i ka zhdukur paragjykimet as nacionalizmin e semure as racizmin vetem u ka dhene nje leng te ri ku te gjallojne.
BLOGGING
Interneti krijon hapesira per tere llojet e manipulimeve qe nga ata qe pretendojne se dokumentojne te verteten duke ofruar informacione te rreme e deri tek organizimet e nacionalisteve neonazisteve pedofileve e te tjereve.
Turmat agresive ne internet hedhin bomba te dhenash mbi te gjithe. Sa te pergatitur jemi per ti perballuar keto turma e per te mos u bere pre e tyre Kam frike se aspak. Ju kujtohet si degjeneroi vidoe e 21 majit me diskutime per plakun kokebardhe qe medemek dicka bente
Ne revolucionin Iranian 2009 shkruan nje nga pjesemarresit ne te kishte shume kakofoni dixhitale per te krijuar mundesine qe kushdo te udhehiqte masat. Lideret eshte shume veshtire te fabrikohen ne Facebook.
E keqja eshte qe interneti me blogjet e pafundme me rrjetet sociale e me forumet krijon idene e nje lirie virtuale. Ne fakt liria mund te jete ne blog por tkurret sa kalon pragun e shtepise.
Keto blogje rrjete sociale apo forume vlejne me shume si valvula per te shfryre tensionin sesa si mjete per te organizuar nje opozite politike. Dhe ketu me opozite nenkuptoj menyren e vjeter te te berit politike.
Informacion i lire nuk do te thote njerez te lire
Ndoshta demokracia ka qene nje produkt specifik per kohen kur u krijua sugjeron Morozov. Ndoshta eshte nje kafshe me e cuditshme nga sa mendojme ne. Ata qe e paten fatin ta kene heret jane te lumtur. Pjesa tjeter e botes vazhdon perpiqet por sa here mendon se po e vendos demokracine dicka tjeter nje sistem mutant e i korruptuar vendoset ne vend te saj. E pra sot supozohet qe te jemi me te informuar se kurre me pare.
A thua informacioni i lire nuk mund te sjelle demokraci
Bota autoritare qe nga Kongo e deri ne Kine qe nga Amerika Latine e deri ne Rusi eshte prape me e madhe se bota demokratike.
Ne kohen dixhitale njerezit duken me te hutuar me te hallakatur e me dembele per te fituar lirine.
Karl Marks mendonte qe hekurudha do te shuante shoqerine e kastave ne Indi dhe Daniel Borstin shpallte qe TV do te ishte cliruesi i masave. Ne fakt perparimet teknologjike kane qene gjithmone te mbivleresuara. Radio mendohej qe do te shpetonte politikisht boten por radio u be mjeti me i forte propagandistik i Hitlerit e Stalinit. do teknologji do te shfrytezohet edhe nga ata qe duan ta skllaverojne njerezimin. TV eshte mjeti me i forte propagandistik ne qarkullim.
Interneti eshte arma me e fundit ne dore te te fuqishemve.
Ka shume njerez qe mendojne qe Interneti na ka bere te lire.
Edhe zbulimi i kinines vertet zhduku malarjen por me zhdukjen e malarjes kolonizatoret evropiane guxuan te kolonizojne Afriken.
Miliona njerez qe e kalojne kohen ne Internet duke klikuar per video macesh qe shkarkojne banjen e per te vene statusin se cfare hengren per mengjes nuk me duken te lire. As te lire e as te interesuar per ta ndryshuar kete vend.
Teknologjia nuk eshte kurre neutrale
Interneti eshte nje bishe e re te ciles askush nuk ia njeh akoma mire huqet.
Por historia e teknologjive na ka treguar qe nje teknologji nuk mund te qendroje kurre neutrale. Nje thike mund te perdoret per te vrare njerez por mund te perdoret dhe per te gdhendur drurin. Interneti eshte teknologjia e kohes sone.
Panopticon-i i Jeremy Bentham-it po behet realitet ne epoken tone virtuale. Panopticon-i - burgu perfekt me nje sistem te persosur kontrolli ku te tere te burgosurit mendojne qe jane te vezhguar dhe askush nuk e di a jane te vezhguar realisht apo jo. Online.