E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po ambasadoret po na bezdisin

Spartak Ngjela u ka percjelle dje nje mesazh ambasadoreve te huaj ne Tirane te cilet jane duke bere protagonistin prej ditesh ne jeten politike shqiptare. Dhe duhet thene se Ngjela asnjehere nuk ka qene kaq i qarte
Ju sugjeroj ambasadoreve qe kane dale me papergjegjesi neper Shqiperi se po marrin perbuzjen e shqiptareve. Kurre te mos iu shkoje mendja se shqiptaret jane qytetare te rangut te dyte. Le te futen ne shtepite e tyre ashtu sic bejne ne vendet e tjera te botes. shte mendjelehtesi te mendojne se do ti bindin ata per te kunderten.

Nuk di cmendojne shqiptaret per kete qendrim por une jam me Ngjelen. Ambasadoret duhet tu ikin kamerave e reflektoreve e duhet te bejne ne prapaskene ate qe dijne e duhet te bejne tu sherbejne vendeve e organizatave te tyre e per te vrare merzine ne kohen e lire le te pine ndonje gote vere tia dredhin bashkeshorteve/bashkeshorteve me ndonje vajze/djale nga Shqiperia te bejne hiking ne ndonje cep te virgjer te natyres shqiptare te shohin ndonje opere a ndonje ekspozite pikture te kenaqen fundjavave neper pub-et fantastike te Tiranes e te bejne ndonje dore poker me sho-shoqin.

Ngjela pra ka te drejte. E di qe ne rrethanat shqiptare ky qendrim mund te penalizoje opoziten por ai ka te drejte dhe pike. shte nje nga pak rastet qe jam me te. Vecse kam frike se kemi nje motivim te ndryshem ne kete qendrim te njejte. Ngjelen e bezdis fakti qe ambasadoret mbeshtesin Berishen ndersa mua me bezdis ambasadoro-kracia.
Me lendon ne thelbin e qenies qytetar i nje vendi sovran. Faktin qe mbeshtesin Berishen edhe pse ma shpif e quaj ndonjehere nje idiotesi qe sme perket. Po a eshte thjesht idiotesi Ne fakt nuk e di. Ndoshta seshte fare idiotesi madje me siguri nuk eshte. Perseris me bezdis ideja qe kane ardhur ne shtepine time dhe kane zene buxhakun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›