E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmund, Lewandowski rinovon me trefishim të pagës

Robert Levandovski është shumë pranë rinovimit me Borusian e Dortmundit, edhe pse kalimi i tij te Bajerni në verë të 2014 konisderohej fakt i kryer. Sulmuesi polak duket se është bindur nga drejtuesit e nënkampionëve të Gjermanisë për ta vijuar karrierën në Signal Iduna Park dhe një nfa faktorët që e bënë 24-vjecarin të ndryshojë qëndrim është ana financiare. Menaxher i futbollistit është shprehur për mediat se ekziston baza për vijimin e bisedimeve muajt e ardhshëm, ndërsa zbulohet edhe propozimi i Borusias për t’i trefishuar pagën për katër vitet e ardhshme.

E nëse në Gjermani flasin për vijimin e bashkëpunimit mes klubit dhe futbollistit, nga Anglia njoftojnë se Celsi është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e 24-vjecarit. Gjithcka lidhet me pamundësinë për t’i shëputur Manchester Junajtid Uejn Runejt dhe në këto kushte Zhoze Mourinjo ka ndryshuar plan, duke studiuar mundësitë për të marë Levandovksin. Pavarësisht dëshirës se portugezit për të patur nën urdhrat e tij sulmuesin Borusias, sinjalet që vijnë nga Dortmundi flasim për një karrierë të gjatë të polakut në Signal Iduna Park/Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›