E Diel, 1 Nëntor 2026

Informaliteti në turizëm, Bineri: Shteti duhet të ndërhyjë, mungojnë kontrollet, guest house-t e paregjistruara po shumohen

Informaliteti në sektorin e turizmit po kthehet në shqetësim për biznesin lokal në Gjirokastër përsa i përket cilësisë dhe standardeve të shërbimit për vizitorët. Shoqata e Hotelierëve apelon se një numër i konsiderueshëm aktivitetesh, kryesisht të turizmit familjar nuk pajisen me dokumentacionin përkatës duke qenë problematikë përsa i përket cilësisë që ofrojnë për turistët.

“Një shërbim i paregjistruar, i paformalizuar nuk ka asnjë lloj përgjegjësie në shërbimin e turistit. Me Guest houset numërohen mbi 450-500, në këto vite janë rritur ndjeshëm përveç se është një konkurrencë e padrejtë është një dëmtim i nivelit cilësor të shërbimit si dhe nga ana tjetër është një e ardhur e munguar e ndjeshme në buxhetin e shtetit”, deklaroi Gentian Bineri, Kryetar i Shoqatës së Hotelierëve Gjirokastër.

Ndërsa në qytetin e Gjirokastrës kemi një rritje të vizitueshmërisë nga turistët duhet të merren masa për shmangien e kësaj problematike, pohon kreu i shoqatës së hoteliereve në Gjirokastër Genti Bineri.

“Kur vjen dhe rëndohet shumë situata duke u shtuar guest houset e paformalizuara në mënyrë shqetësuese, këtu shteti duhet të ndërhyjë. Vjet në mars të vitit 2025 në fletoren zyrtare është vendosur tatimi në burim, por me sa duket nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi”, theksoi Bineri.

Sipas të dhënave në Gjirokastër operojnë mbi 500 guest house, pjesa më e madhe e tyre të pa regjistruara në instancat përkatëse.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›