E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria e Turqisë nën vëzhgimin e qeverisë

Në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim që është në pushtet, e ka detyruar ushtrinë, dikur një institucion i fuqishëm, të përqendrohet te detyrat e saj ushtarake dhe të qëndrojë jashtë jetës politike të vendit.

Të Turqi në se ble një çokollatë, sigurim, shtëpi, apo makinë, në një fare mënyre kjo lidhet me Fondin e njohur me emrin OYAK, ose Fondi i Ndihmës dhe pensioneve i Forcave të Armatosura Turke.

Eksperti i ushtrisë, Lale Kemal, shef i zyrës së Ankarasë për gazetën Taraf, thotë se kjo praktikë është një mbetje e sundimit të vendit nga ushtria në të kaluarën.

“Ushtria mbetet një institucion i çuditshëm, që nuk i jep llogari askujt. Njëlloj si në kohët e shkuara, kur vendet e Amerikës Latine, apo Kina, a Egjipti, nuk kishin lidhje fare me sundimin e ligjit, apo demokracinë”, tha Kemal.

Por bizneset e OYAK-ut tani po ndiqen me vëmendje të veçantë. Muajin e kaluar, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Husein Çelik, bëri të njohur se Parlamenti do të hetojë ekzistencën dhe funksionin e fondit të pensioneve.

Nën sundimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, një e pesta e gjeneralëve të vendit dergjen në burg, ose presin të zhvillohet gjyqi ndaj tyre, nën akuzat për komplote. Hetimet e paprecedent e kanë nxjerrë ushtrinë jashtë arenës politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›