E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ingusheti, vritet ish-zëvendëskryeministri

Moskë- Një ish-zëvendëskryeministër i rajonit rus të Ingushetisë u vra në kryeqytetin Nazran dje në mbrëmje, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve. Kjo ngjarje përbën vrasjen e tretë të kësaj natyre në Kaukaz.

Basir Aushev, i cili gjatë viteve '90 kishte qenë edhe ministër i Brendshëm, u qëllua nga persona të panjohur jashtë shtëpisë së tij dhe më pas vdiq në spital nga plagët e marra.

Gjatë javëve të kaluara Ingushetia dhe Dagestani janë përfshirë nga dhuna. Dy viktimat e tjera, një gjykatës i njohur dhe një ministër i Brendshëm lokal, u vranë në sulme të veçuara.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev vizitoi këtë javë Dagestanin për të kërkuar luftë pa kompromis kundër rebelëve.

Ndërkohë, gjatë vizitës së tij, u vranë dy policë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›