Berisha premtim minatorëve
Përrenjas - Kryeministri Sali Berisha premtoi sot, gjatë një takimi me banorë të Përrenjasit, në rrethin e Librazhdit, se "Qeveria do të ulë me 5 vjet moshën e pensionit të minatorëve dhe do t'i rrisë në mënyrë të fuqishme pensionet e tyre". "Unë ju premtoj dy gjëra minatorëve të Përrenjasit dhe të mbarë Shqipërisë. Sali Berisha do të ulë me 5 vjet moshën e pensionit të tyre. Më kërkoni rritje pensionesh, por jo statuse, sepse statuset nuk shkojnë me pensionet dhe unë do t’jua rris pensionet tuaja"-tha Kryeministri Berisha.
Sipas tij, "reforma evropiane e pensioneve nuk lejon statuset brenda saj, por lejon rritje pensionesh dhe qeveria është e gatshme për këtë". Përrenjasi është një trevë shumë e pasur në minerale, ndaj në takimin me banorët Kryeministri Berisha siguroi se "mineralet nuk e humbasin vlerën e tyre".
"Kriza botërore ekonomike është në kalim e sipër, ndaj tregu i tyre do të jetë një nga tregjet më kryesore të botës dhe ata që do të përfitojnë do të jenë zonat minerale të vendit", u shpreh Kryeministri Berisha. "Shqipëria është sot një vend anëtar i NATO-s dhe ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE", tha Kryeministri Berisha, duke renditur disa nga arritjet madhore gjatë këtij mandati qeverisës.
Sipas tij, "Shqipëria ka dalë në krye të rritjes ekonomike në Europë, është renditur e dyta në botë për klimën e biznesit dhe më e mira në Ballkan për luftën kundër korrupsionit". Këto arritje historike, vuri në dukje Kryeministri Berisha, "nuk janë bërë pengesë që qeveria të shohë hallet dhe problemet e qytetarëve, të cilat kanë qenë detyrimi madhor në axhendën e përditshme të Qeverisë".
Në këtë drejtim, Kreu i Qeverisë vuri në dukje rritjen e rrogave dhe pensioneve, si dhe skemën e qeverisë, e cila ka nxjerrë nga varfëria mbi 400 mijë qytetarë shqiptarë. Duke premtuar një infrastrukturë moderne për këtë zonë, Kryeministri Berisha garantoi se "kryefjala e programit qeverisës të PD-së do të jetë punësimi dhe vetëm punësimi".
"Në Librazhd dhe në mbarë Shqipërinë, në 4 vitet e ardhshme do të ndërtohen mijëra kilometra rrugë, qindra e qindra ujësjellës e kanalizime. Ne do të ndërtojmë qindra hidrocentrale dhe do të ngrihen 6 parqe industriale, ndër më gjigandët në Mesdhe", vijoi Kryeministri Berisha. Projekti i këtij 4-vjeçari, sipas Kryeministrit Berisha, nuk është projekt partiak, por është ëndrra e çdo shqiptari për të parë vendin në Europë, është projekti europian që e meritojnë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga bindjet e tyre politik.