E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Irani’, BE shqetësim për zgjedhjet dhe bërthamoret

Pragë- Bashkimi Evropian shprehu shqetësim rreth parregullsive në zgjedhjet presidenciale në Iran, por tha se shpresonte që të rinisë dialogun me Teheranin mbi programin e diskutueshëm bërthamor. Në një deklaratë, presidenca çeke e BE-së vinte në dukje rizgjedhjen e Mahmud Ahmadinexhadit për një mandat të dytë katërvjeçar dhe gjithashtu tha se është e shqetësuar në lidhje me dhunën që shpërtheu pasi u shpallën rezultatet zyrtare.

"Presidenca shpreson se rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Iran do të sjellë mundësinë për të rifilluar dialogun mbi çështjen bërthamore dhe do të sqarohet pozita e Iranit në lidhje me këtë çështje", deklaroi presidenca çeke e BE-së.

"Presidenca pret që qeveria e re e Republikës Islamike së Iranit do të marrë përgjegjësinë e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe do të respektojë detyrimet ndërkombëtare", shtoi ajo.

Gjashtë fuqitë e mëdha, përfshirë edhe anëtarët e BE-së, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, i kanë ofruar Iranit një paketë ekonomike dhe të tjera stimuj në shkëmbim të të cilave ata dëshirojnë që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit, një proces që mund të prodhojë lëndë që potencialisht mund t'i shërbejnë armëve bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›