Iniesta nuk ëndërron Topin e Artë

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta ka insistuar se nuk ëndërron të fitojë Topin e Artë.
Iniesta e fitoi çmimin e futbollistit më të mirë në Evropë këtë verë, dhe ka insistuar se është i lumtur që luan në nivel të lartë.
“Mundohem të luaj gjithmonë lojën time dhe më vjen mirë kur të tjerët vlerësojnë punën time. Por nuk është se mendoj posaçërisht rreth kësaj. Topi i Artë nuk është domosdoshmërisht ëndërr e imja. Ndihem i privilegjuar që luaj në nivel të lartë, dhe me ekipin më të mirë, Barcelonën. Dua të pensionohem këtu”, deklaroi Iniesta për RMC.