Mbi 100 të vdekur në Gazë, thirrje për armëpushim

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Rripin e Gazës, territor palestinez që kontrollohet nga lëvizja Hamas.
Hamasi ka deklaruar për mediat lokale se forcat izraelite vazhdojnë të bombardojnë vendbanimet në Gazë, ndërsa kanë thënë se synojnë të ndalojnë sulmet izraelite me raketa në Izrael.
Kabineti izraelit është takuar për të diskutuar edhe propozimin e ofruar nga Egjipti për armëpushim. Sipas BBC, përmbajta e planit egjiptian nuk është bërë e ditur, por që të dyja palët kanë paraqitur kushte.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon ka arritur në Kajro për të ndihmuar përpjekjet negociuese. Ai gjatë ditëve në vijim ka në plan të takohet edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmud Abas.