E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luciano Moggi pronar i ri i Romës?

Ish-drejtori i Juventusit dhe njëherësh njeriu më kontrovers në futbollin italian, Luciano Moggi, sipas spekulimeve të mediave italiane së shpejti pritet të bëjë një ofertë për të marrë nën drejtim Romën dhe atë si pronar. Forzaromainfo.it shkruan se gazetari i Mediaset, Maurizio Pistocchi, i ka thënë Radio Incontros se një 'drejtor i pezulluar dhe që ka qenë një kohë të gjatë i bombarduar nga federata' është duke menduar në çështjen e pronarit të ri të Romës. Sipas gjithë kësaj, Moggi si duket do të bëhet ose pronar i ri i Romës, ose do të bëhet drejtor i ardhshëm i Romës, nën pronarët e rinj, të cilët sipas të gjitha gjasave do të jenë një grup miliarderësh nga Arabia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›