Injorimi i Kupës nga të mëdhatë

/* */
Kupa e Shqipërisë po shndërrohet në një “shaka”, pasi thuajse, jo vetëm të gjitha skuadrat e “dorës së dytë”, por dhe ato të mëdha, po luajnë me formacionet e dyta. Kjo është panorama që ofroi dita e tretë e fazës së grupeve.
GRUPI A
Tirana nuk e pati aspak të vështirë ndaj një Apolonie në versionin “B”, duke fituar pastër 3-0, por dhe humbur raste pa fund, përfshirë dhe një shtyllë të Ferrajt. Bardheblutë e spanjollit Rubio kryesojnë me pikë të plota pas tri ndeshjesh. Shkumbini dhe Laçi u ndanë në barazim 1-1.
GRUPI B
Teuta, kryesuesja e Superligës nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Kamzën, duke dëshmuar se ndoshta nuk e ka objektiv fitimin e Kupës. Kamzalinjtë shënuan të parët me anë të Karapicit, barazoi Stafa në pjesën e dytë. Flamurtari fitoi 2-1 në Pogradec, falë dy golave të Vilfor Hysës. Çela për liqenorët.
GRUPI C
Luftëtari, kryesuesi me meritë i Kategorisë së Parë fitoi 4-1 me Skënderbeun, që për mbërriti në Gjirokastër me vetëm katër lojtarë titullarë. Lluka (2), Braho (p) dhe Shehaj shënuan për bluzinjtë, braziliani Riberio për korçarët. Kastrioti fitoi 2-0 me Besën: golat nga Turdiu dhe Inakngo.
GRUPI D
Bylisi dhe Vllaznia janë shumë afër kualifikimit për në fazën tjetër, pasi fituan respektivisht 4-1 me Elbasanin (Kategoria e Parë) dhe 3-0 me Dinamon e vendit të fundit në Superligë. Të dyja skuadrat fituese kryen formalitetet, pasi kundërshtarët nuk u impenjuan aspak për t’u bërë rezistencë.
KUPA E SHQIPËRISË
DITA E TRETË, 23 nëntor
Grupi A
Tirana-Apolonia 3-0
Shënues: Ferraj 23’, Heple 38’, Ndoni 83’ (aut)
Shkumbini-Laçi 1-1
Shënues: Magani 15’/ Vucaj 45’
1. Tirana 3 9
2. Laçi 3 4
3. Apolonia 3 3
4. Shkumbini 3 1
Grupi B
Teuta-Kamza 1-1
Shënues: Stafa 72’/ Karapici 4’
Pogradeci-Flamurtari 1-2
Shënues: Çela 58’/ Hysa 45’, 84’
1. Flamurtari 3 6
2. Pogradeci 3 4
3. Kamza 3 4
4. Teuta 3 2
Grupi C
Luftëtari-Skënderbeu 4-1
Shënues: Lluka 28’, 50’ Braho 81’ (P), Shehaj 88’/ Riberio 71’
Kastrioti-Besa 2-0
Shënues: Turdiu 57’, Inkango 90+1’
1. Kastrioti 3 6
2. Skënderbeu 3 6
3. Luftëtari 3 6
4. Besa 3 0
Grupi D
Bylis-Elbasani 4-1
Shënues: Dimo 35’, 51’ (P), Uashington 72’, Shoshi 88’/ Halilaj 64’
Dinamo-Vllaznia 0-3
Shënues: Gjini 53’, Shaba 69’, Markolaj 77’
1. Vllaznia 3 7
2. Bylis 3 7
3. Elbasani 3 3
4. Dinamo 3 0