“Majmunët” e Maqedonisë, fyejnë flamurin shqiptar

/* */
Tifozët maqedonas vazhdojnë të tregojnë se nuk kanë respekt jo vetëm për simbolet e vendit të tyre fqinjë, Shqipërinë, por me harbutërinë që i karakterizon “shulet”, janë shndërruar në më problematikët e Europës, duke i dhënë tjetër kuptim miqësores së tetë midis dy vendeve.
E luajtur në Prilep, atje ku më parë ishin luajtur edhe dy miqësore të tjera (më 26 prill 2000 dhe 20 gusht 2003), tifozët maqedonas nuk kanë lënë rastin të tregojnë urrejtjen e tyre ndaj shqiptarëve, duke fyer atë që është simbolika e vendit tonë, himnin e Shqipërisë. Ndonëse ka qenë një takim miqësor, i cili u mbyll në barazim pa gola, në shkallët e stadiumit “Goce Dellcev” të Prilepit, ultrasit maqedonas nuk i kanë kursyer fyerjet e tyre kundrejt Shqipërisë. Grupi i tifozëve maqedonas “Majmuni” gati gjatë gjithë ndeshjes ka brohoritur duke sharë shqiptarët, ndërsa një nga parullat që janë dëgjuar më së shumti ka qenë: Ubij shiptar (vrit shqiptar) dhe të tjera parulla fyese ndaj flamurit tonë. Edhe pse u luajt në mesditë (ndeshja nisi në orën 13:00), ndeshja ka nisur me fyerje për himnin kombëtar të Shqipërisë dhe me sharje të rënda nga më shumë se 3 mijë tifozët e Maqedonisë të pranishëm në Prilep. Tifozët ksenofobë maqedonas kanë lëshuar thirrje të shpeshta anti-shqiptare, duke acaruar edhe futbollistët në fushën e lojës. Mediat maqedonase raportojnë se ndër thirrjet e shumta të tifozëve vendas ishin ‘Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë’, ‘Dhoma gazi për shqiptarët’, ‘Lufta për çlirim’, etj. Sipas mediave fqinje, pas ndeshjes futbollistët shqiptarë janë shprehur të zhgënjyer me pritjen aspak të mirë që u kanë bërë tifozët maqedonas. Dashamirësit e ekipit tonë kombëtar nuk kanë mundur dot të shohin ndeshjen e djeshme miqësore të Shqipërisë me Maqedoninë.
Asnjë kanal televiziv në vend nuk e transmetoi takimin që u luajt në orën 13.00 në stadiumin “Goce Dellcev” të Prilepit. Televizioni Publik Shqiptar (TVSH), e cila e ka detyrimin të transmetojë ndeshjet e kombëtares, pasi i vjel dhe taksën shqiptarëve për programacionet e saj, nuk ka rënë dakord me maqedonasit për t’i blerë të drejtën televizive. Po ashtu edhe platforma dixhitale “Supersport” nuk ia mundësoi audiencës së vet të ndiqte direkt takimin Shqipëri-Maqedoni.
REAGIMI
Prodani: “Fyerje raciste”
Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Prodani, i cilësoi të turpshme dhe tepër fyese thirrjet e një grupimi tifozësh maqedonas gjatë ndeshjes miqësore, Maqedoni-Shqipëri (0-0). “Gjithçka ndodhi është produkt i një grupi ultrasish, të cilët lëshonin thirrje në gjuhën e tyre, dhe mesa na i përkthyen kishin të bënin me thirrje raciste. E gjykoj të pafalshme atë situatë, pavarësisht se organizatorët e Federatës Maqedonase u përpoqën shumë për të krijuar një klimë të vërtetë për të luajtur futboll”, - tha në linjë telefonike për gazetën “Telegraf”, sekretari Prodani.
“Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë”
Mediat maqedonase raportojnë se ndër thirrjet e shumta të tifozëve vendas ishin “Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Lufta për çlirim”, etj, duke dëshmuar . Sipas mediave fqinje, pas ndeshjes futbollistët shqiptarë janë shprehur të zhgënjyer me pritjen aspak të mirë që u kanë bërë tifozët maqedonas.
200 “Ballistë” mbrojnë Kombëtaren
Numri i të pranishmëve në stadiumin “Goce Dellcev” të Prilepit për të ndjekur ndeshjen e djeshme miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë ka qenë rreth 3500. Ndër këta rreth 200 tifozë qenë në përkrahje të kuqezinjve. Grupimi i tifozëve nga Tetova “Ballistët” ka mbështetur kuqezinjtë gjatë gjithë takimit, ndonëse kanë qenë shumë herë më pak se maqedonasit. Për fat është shmangur ndonjë incident i rëndë, pasi maqedonasit kanë provokuar me thirrjet e tyre kundër shqiptarëve, por fansat kuqezi nuk i janë përgjigjur. Ndërsa, ashtu si me Azerbajxhanin, edhe me Maqedoninë grupimi më i madh i përkrahësve të kombëtares, “Tifozët Kuq e Zi” nuk kanë qenë të pranishëm, duke vazhduar bojkotin e tyre.
Thirrje nacionaliste nga “Majmunët”
Grupi i tifozëve maqedonas “Majmuni” gati gjatë gjithë ndeshjes ka brohoritur duke sharë shqiptarët, ndërsa një nga parullat që janë dëgjuar më së shumti ka qenë: Ubij shiptar (vrit shqiptar) dhe të tjera parulla fyese ndaj flamurit tonë.
Maqedoni-Shqipëri, sërish e bardhë
Edhe pse trajneri Xhemal Mustedanagiç, premtoi një Shqipëri sulmuese, sërish Kombëtarja jonë nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, në një ndeshje shumë të tensionuar për shkak të fyerjeve të paturpshem të tifozëve vendas. E luajtur në një orë të pazakontë (13.00), dhe në një fushë aspak të dejnjë për një ndeshje ndërkombëtare futbolli në stadiumin “Goce Dellcev” të Prilepit, miqësorja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, prodhoi të njëjtin rezultat si ai i një viti më parë në Korçë (17 nëntor 2010), pra 0-0, duke regjistruar edhe barazimin e tretë në tetë takime midis dy skuadrave. Përfundimisht takimi mbyllet në barazim pa gola, ku Shqipëria shton edhe një tjetër 90 minutësh pa fitore. Shqipëria në tetë ndeshje me Maqedoninë ka mundur të fitojë vetëm një herë, 2-0, më 10 shkurt 1999, me golat e realizuar nga Rudi Vata dhe Erjon Bogdani. Tri ndeshje janë mbyllur në barazim dhe katër të tjera janë fituar nga maqedonasit.
TRAJNERËT:
Xhemal Mustedanagic, trajner i Shqipërisë
“Ishte një ndeshje e mirë, nga e cila jam ndarë i kënaqur. Patëm më shumë raste të mira, por fati s’ishte me ne. Nga dy ndeshjet e fundit miqësore mund të them se Shqipëria ka një potencial të mirë lojtarësh. Trajneri që do të vijë do të ketë në dispozicion futbollistë me perspektiv”.
Xhon Toshak, trajner i Maqedonisë
“Në mungesë të lojtarëve titullarë nuk kemi mundur të nxjerrim më shumë nga kjo ndeshje. Ishim të dëmtuar për një penallti të pastër. Për më tepër edhe tereni nuk na lë të zhvillojmë lojë më të bukur. Shqipëria mu duk fizikisht më e fortë”.