E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Kapllani, gol kundër Volfsburgut

/* */

Edmond Kapllani hyri në lojë në minutën e 89-të, por sulmuesi durrsak ia doli të vendosë firmën e tij në fitoren 2-0 të Augsburgut ndaj Volfsburgut, kur shqiptari shënoi në minutën e 94-t golin që edhe firmosi suksesin e dytë të skuadrës së tij në 14 ndeshje në Bundesligë.

Për Kapllani bëhet fjalë për golin e tij të parë sezon dhe të tretin historik në Bundesligë, përfshirë dhe dy gola që ai ka shënuar me Karlsruhen në sezonin 2008-2009.

Ky është një mesazh se sulmuesi i Kombëtares, i cili po gjen minuta aktivizimi me Augsburgun e tij, po kalon një formë të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›