E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektimi KLD dhe ILDKP hetim pasurive te fshehura te gjyqtareve

TIRAN- Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Instituti i Larte i Deklarimit te Pasurive do te nise inspektimin duke u ndalur kete radhe ne pasurite e gjyqtareve.
Dy institucionet kane ngritur tashme nje grup pune te perbashket qe do te merret posacerisht me inspektimin e aseteve te gjyqtareve.

Mesohet se ne site do te kalojne pasurite qe dyshohet se jane fshehur prej disa gjyqtaresh per te cilat mendohet se ka raste konkrete por qe ende nuk behet asgje e ditur.



Gjate marreveshjes se nenshkruar nga numri dy i KLD-se Krshnik Sphiu dhe kreu i ILDKP-se Adriatik Llalla u kerkua sensibilizimi i qytetareve per te bere denoncimin e rasteve qe ata dine. Per kete eshte vene ne dispozicion nje numre telefoni 0800 9999 ne te cilin do te priten telefonatat. Pjese e hetimit qe do te nise do te jete edhe konflikti i interesit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›