E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2011 me disa skenare borxhi

Projektbuxheti i vitit 2011 duket ne limitet e fundit te hartimit dhe pret firmen e Kryeministrit.


Kane perfunduar te gjitha diskutimet dhe negociatat me ministrite e linjes dhe institucionet e tashme po i japim doren e fundit projektbuxhetit. Pritet miratimi i projektit ne Keshillin e Planifikimit Strategjik qe drejtohet nga Kryeministri ku mund te kete diskutime dhe ndryshime qe bejne te mundur nje rishikim te buxhetit ose rregullim te tij dhe me pas kalon ne qeveri.

Praktikisht i gjithe projekti miratohet ne qeveri brenda dates 20 tetor sqaruan burime zyrtare te Ministrise se Financave. Te njejtat burime nuk pranuan te jepnin nje shifer te perafert te projektbuxhetit pasi sipas tyre jane vendosur disa skenare lidhur me deficitin buxhetor dhe nuk ka nje variant te sakte.

Gjithsesi gazeta meson faktin se nga rreth 47 miliarde leke qe jane parashikuar per investimet gati 80 per qind jane per projektet rrugore. I gjithe fondi i vene ne dispozicion te investimeve jane nga buxheti i shtetit dhe nga donatoret. Lidhur me projektet e proklamuara nga Kryeministri sic eshte rruga Tirane-Elbasan bashke me tunelin Ministria e Financave sqaron se nuk ka ende nje projekt te perfunduar ne menyre qe te mesohet konkretisht vlera e financimit.

Lidhur me variantet e buxhetit mesohet se ministria ka hartuar tri te tilla me disa nivele te ndryshme deficiti varianti final i te cilit do te vendoset duke pare projeksionet makroekonomike dhe fiskale.

I pergatitur nga Ministria e Financave mbi bazen e kerkesave te paraqitura nga ministrise e linjes dhe institucionet e tjera projektbuxheti parashikon rreth 395 miliarde e 206 milione leke shpenzime ose rreth 24 miliarde leke me shume se 2010-a e rishikuar me rritje mbi 6 per qind. Te ardhurat ne total parashikohen te rritet me 7 per qind duke planifikuar mbi 358 miliarde leke arketime me rritje afro 25 miliarde leke aq sa shpenzimet.

Gjithsesi parametrat e tij mund te ndryshojne ne varesi te mbledhjes se Komitetit te Planifikimit Strategjik.
Pergatitja e projektbuxhetit 2011 eshte bere ne kuader te hartimit te planit afatmesem buxhetor 2011-2013 ku cdo institucion ploteson formularet me te dhenat e detajuara rreth shpenzimeve qe parashikon te kryeje per tre vitet e ardhshme. Ky format zbatohet per te tretin vit radhazi dhe eshte rekomanduar nga BE-ja sipas standardeve te reja perendimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›