E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te perdhunoje te bijat arrestohet babai

TIRAN- Prokuroria urdheron arrestimin e nje burri 52- vjecar me akuzen e kryerjes se veprimeve te turpshme me dy vajzat e tij ne Kamez pas kallezimit te dy vajzave te tij adoleshente per abuzim seksual ndaj tyre. Lajmi konfirmohet nga burime te policise dhe prokurorise se kryeqytetit e cila po kryen hetimet per zbardhjen e ceshtjes. Sipas ketyre burimeve salla operative ka njoftuar mbremjen e se henes patrullen e policise te efektiveve ne Komisariatin nr.5 se dy vajza me banim ne Kamez nepermjet telefonit kerkonin ndihme pasi babai i tyre abuzonte me ato. Menjehere blute mberriten ne banesen e V.R. ne Kamez ku blute jane perballur me dy vajzat te cilat nga frika e abuzimit seksual nga babai 52- vjecar kishin dale nga shtepia. Policia nderhyri duke arrestuar 52- vjecarin V.R. i cili prej vitesh punon ne nje punishte.

Pas shoqerimit ne ambientet e Komisariatit nr.5 efektivet e ketij me nje psikologe siguruan deshmite e vajzave qe kane pohuar se veprimet ndodhnin ne kohen kur nena e tyre nuk ishte ne shtepi. Prokurori i ceshtjes Ervin Beqiri gjate dites se djeshme perseriti marrjen e deshmise se vajzave dhe pyeti te akuzuarin i cili nuk pranoi veprimet abuzive me te bijat. Sipas kallezimit te vajzave babai i tyre prej kohesh i detyronte qe ato te zhvisheshin para tij dhe me pas i prekte ne vende te ndryshme te trupit te tyre e ne disa raste ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me to. Ne cdo rast ato i ishin shmangur tentatives ndersa ishin kercenuar te mos i tregonin nenes pasi i ati i kercenonte se do ti vriste. Vajzat kane deshmuar se ne disa rast flinin me radhe duke bere roje nga frika se babai i tyre do ti lidhte dhe ti perdhunonte- thane burime te policise. Madje naten e arrestimit babai i vajzave kishte shkuar ne shtratin e tyre duke i prekur ne pjese te ndryshme te trupit cka i detyroi vajzat te njoftojne policine.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›