E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektimi te tregjet, Panariti: Aksioni ynë nuk do të ndalet

Për të gjithë ata që do të abuzojnë dhe spekullojnë me çmimet do të merren masa ndëshkuese. Kështu deklaroi zv.kreytari i bashkisë Edmond Panariti në inspektimin e rradhës të kryer në tregun e frutaperimeve në rrugën “Bardhyl”. Ai më tej shtoi se monitorimi i tregjeve do të vijojë të kryhet deri më datë 31 dhjetor.
 

Zv.kryetari i bashkisë Panariti theksoi se inspektimet nuk kanë si qëllim pengimin e tregut të lirë dhe mekanizmin e kërkesë ofertës, por pengimin e spekulluesve dhe abuzuesve që përfitojnë nga festat me rritjen e pandershme të çmimeve.

Vihet re se në prag të festave ,përkundër asaj që ndodh në vendet perëndimore, ku ka ulje të konsiderueshme çmimesh, në Shqipëri vihet re rritja e çmimeve nga ana e tregëtarëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›