E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: 2011, vit i dështuar për Kosovën

Partia opozitare AAK në një bilanc të saj e ka konsideruar 2011 një vit të dështuar për Kosovën. Sipas saj janë ky konkluzion mbështetet nga një sërë arsyesh ku vend të rëndësishëm zë situate në veri, politizimi i sektorit të sigurisë, pamundësia e lëvizjes së lirë në tërë territorin e vendit, strukturat ilegale të sigurisë, korrupsioni, krimi i organizuar etj.

“Siguria publike është përkeqësuar. Nuk ka pasur zvogëlim të vjedhjeve, vrasjeve, vetëvrasjeve, dhunës në familje, prostitucionit, dhunës nëpër shkolla, drogave nëpër shkolla, aksidenteve në komunikacion, armë-mbajtjet pa leje etj”, thekson AAK.

Në të tillë situatëe AAK i ka bërë thirrje qeverisë që për vitin e ardhshëm të rishikojë buxhetin e sigurisë në mënyrë që të forcohen institucionet e sigurisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›