E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Inspektorati i Punës dhe Tatimet, hapa konkrete në luftën kundër informalitetit në punësim dhe pagë

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/- Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHPSHSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) kanë nënshkruar një “Memorandum Bashkëpunimi” në vijim të aksionit të përbashkët ndaj informalitetit.

Kjo marrëveshje konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të përpjekjeve për luftën kundër informalitetit në punësim dhe pagë.

Memorandumi përfshin përcaktimin e hapave konkrete dhe veprimeve të përbashkëta, kryqëzimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, identifikimin si dhe monitorimin e subjekteve problematike për kontrolle të shpeshta dhe inspektime më efektive.

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, dy institucionet kanë në fokus ndërgjegjësimin e punëdhënësve për deklarimin korrekt të pagave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore për çdo punëmarrës në Shqipëri, proces qe garanton respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e punës se denjë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›