E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Inspektorët bërthamorë të OKB vizitojnë të hënën Zaporizhzhia! Zelensky: Katastrofa, një hap larg

Të hënën inspektorët e Agjencisë së Energjisë Atomike të OKB-së do të mbërrijnë në centralin Zaporizhzhia në Ukrainën ku lufta e ka bërë situatën të rrezikshme për të ndodhur ndonjë katastrofë bërthamore. Marrëveshja për këtë inspektim është arritur mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Lidhur me inspektimin e Agjencisë së Energjisë Atomike të OKB-së, presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se është e rëndësishme që ato të mbërrijnë sa më shpejtë pasi rreziku i katastrofës në Zaporizhzhia është një hap larg.

“Diplomatët ukrainas dhe partnerët tanë vazhdojnë të luftojnë çdo ditë për sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Dua të falënderoj të gjithë ata që po mbështesin përgjigjen globale ndaj shantazhit bërthamor rus, si dhe të gjithë inxhinierët tanë bërthamorë, kompetenca profesionale e të cilëve është fjalë për fjalë duke shpëtuar Ukrainën dhe Evropën, duke iu kundërvënë efekteve të terrorit të krijuar nga rusët në termocentral. Rreziku i katastrofës bërthamore është një hap larg. Inspektorët duhet të mbërrijnë sa më shpejt në Zaporizhzhia. Situata vazhdon të jetë e rrezikshme. Çdo përsëritje e ngjarjeve të djeshme, domethënë çdo shkëputje e centralit bërthamor nga rrjeti, veprim i palës bërthamore të Rusisë që mund të shkaktojë mbylljen e reaktorëve do të jetë fatkeqësi” tha Zelensky.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›