Instalohet ne maternitetin Koco Gliozheni programi qe zbulon keqformimet e fetusit
Lizeta Duro
Duke filluar qe nga dita e sotme te gjitha nenat shtazana mund te mesojne qe ne javen e 11 te shtatzanise se tyre nese bebja gezon shendet te mire si nga ana mendore ashtu dhe per parametrat e rritjes se tij trupore. Ne maternitetin Koco Glozheni u perurua dje nga ministri i Shendetesise Petrit Vasili programi i ri Astria metoda qe ekziston ne 35 shtete ne 26 gjuhe te ndryshme dhe qe ekzaminon dhe zbulon keqformimet e fetusit. Astraia nje metode e re bashkekohore mjekesore qe lejon perllogaritjen e rrezikut per cdo shtatzani tashme aplikohet edhe ne Shqiperi prane Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik Koco Gliozheni ne Tirane. Sipas drejtoreshes se ketij materniteti Rubena Moisiu sistemi te jep mundesine e vetekontrollit si dhe te kontrollit nga drejtuesit e institucionit. Po keshtu me te behet konsultimi i rasteve ne distance edhe me klinika jashte vendit. Nderkohe kur te gjitha spitalet ne vend te jene te lidhura ne rrjet mund te konsultohen rastet ne distance dhe te merret informacion per cdo pacient. Sistemi u krijon mundesi mjekeve gjinekologe edhe ne perpunimin e te dhenave statistikore te perdorshme per pune kerkimore shkencore. Mjeket thone se nese nga programi hasen anomali apo keqformime te fetusit nena zgjedh nese do ta nderprese shtatzanine qe ne javet e para te krijimit te fetusit. Sipas drejtoreshes sistemi Astraia u krijua dhe filloi te perhapet ne bote ne vitin 1999. Tashme ajo aplikohet ne 50 qendra studimi ne 35 shtete ndersa pasurohet cdo tre muaj me te dhenat me te reja shkencore. Edhe ne bote nuk aplikohet ne te gjitha spitalet kjo metode ndaj jemi nder spitalet me te perparuar tha Moisiu. Vendi i pare qe e ka futur ne perdorim kete metode ka qene Anglia dhe me pas Gjermania.
Vasili
Ministri i Shendetesise Petrit Vasili i pranishem ne instalimin e kesaj metode ne ambientet e maternitetit Koco Gliozheni u shpreh se nepermjet ketij sistemi informacioni krejtesisht i ri integrohen te dhenat shkencore dhe ndjekja mjekesore e nivelit te larte e po keshtu edhe menyra sesi trajtohet nje pacient dhe cndodh me te qofte nga ana mjekesore qofte dhe ajo menaxheriale duke perllogaritur se sa i kushton sistemit cdo pacient i trajtuar ne te. Ky eshte nje sistem qe do te kryhet falas per te gjitha nenat shtatzane dhe qe pritet te integrohet edhe ne qendrat e tjera me te rendesishme ne vend cka perben sfide per Ministrine e Shendetesise dhe sistemin shendetesor. Specifika e ketij softi per problemet e obstetrike gjinekologjise lidhet me vdekshmerine foshnjore dhe amtare pasi ndihmon shume ne parandalimin e disa vdekjeve foshnjore te panevojshme u shpreh Vasili. Sipas ministrit me aplikimin e ketij sistemi ne shendetesi futemi ne aplikimin e sistemeve te integruara informatike qe ndihmojne ne cilesine e diagnozes mjekesore sepse mundesojne dhe konsultimin nga profesore e specialiste brenda dhe jashte vendit. Kjo metode mjekesore ben te mundur njohjen e historise se semundjes se pacientit qe nga momenti i hyrjes ne sistem dhe me vone duke e pasur te skeduar elektronikisht. Azhornimi i ketij softi me te dhena mjekesore ne cdo tre muaj e ben dhe nje biblioteke shkencore te rendesishme per te konsultuar dhe cilesine e diagnozen me kete metode futemi ne nje nivel sherbimi te ngjashem me ate qe ofrohet ne maternitetet simotra ne perendim dhe flasim me te njejten gjuhe shkencore dhe menaxheriale me ta u shpreh Vasili. Ky ekzaminim mjekesor ben te mundur qe te jesh ne koherent te cdo problemi qe ka pacientja te cdo lloj medikamenti dhe sherbimi qe ajo merr ne institucion dhe nese ka dicka te gabuar krijohet mundesi per te nderhyre ne kohe dhe nga ana tjeter kjo metode krijon mundesi per parandalimin e lindjeve me keqformime cka do te thote kapje qe ne fillimet e shtatzenise te femijeve me te meta pa qene e nevojshme te shkoje deri ne fund.
Programi
Ky program eshte nje metode qe te lejon te llogarisesh rrezikun per cdo shtazani qe ekzaminohet ne maternitet. Nepermjet nje ekzaminimi ekografik te thjeshte te kryer nga mjeket me ane te kesaj metode dhe permasave qe hedh ne ekran del grafiku dhe pika nese kjo shtazani eshte ne risk per te pasur nje bebe daun apo nje anomali tjeter. Behet fjale per rrezikun per keqformime fetale te bebit ne tremujorin e pare te shtazanise dhe kur eshte ne kohe per tu marre cdo lloj vendimi brenda limiteve kur mund te nderpritet shtazania tha drejtoresha e ketij materniteti Rubena Moisiu gjate nje demonstrimi te kesaj procedure.
Programi tregon nese ke rrezik gje qe te lejon te marresh nje vendim per te kryer ekzaminime te metejshme si nena ashtu dhe bebi per te vertetuar kete rrezik apo per ta larguar. Nese del brenda kufijve te normes atehere kjo nene eshte e qete se bebi i saj nuk ka asnje problem. Duke hedhur te dhenat ne kompjuter ne te gjitha klinikat brenda spitalit cdo mjek ne sallen e lindjes eshte ne gjendje te kuptoje se kush eshte pacientja qe ka hyre cekzaminim ka bere me perpara si ka dale analiza e gjakut etj dhe cfare ka nevoje te beje tani u shpreh Moisiu gjate nje demonstrimi te kesaj procedure. Vec kesaj kjo metode lejon regjistrimin e te gjitha te dhenave per cdo paciente qe hyn ne kete institucion qe nga momenti i pranimit deri ne momentin e daljes. Sipas drejtoreshes sistemi te jep mundesine e vetekontrollit si dhe te kontrollit nga drejtuesit e institucionit. Po keshtu me te behet konsultimi i rasteve ne distance edhe me klinika jashte vendit. Nderkohe kur te gjitha spitalet ne vend te jene te lidhura ne rrjet mund te konsultohen rastet ne distance dhe te merret informacion per cdo pacient. Sistemi sipas Moisiut krijon mundesi edhe te perpunimit te te dhenave statistikore te perdorshme per pune kerkimore shkencore.
Rama inspektoi punimet qe po kryhen per rikonstruksionin dhe zgjerimin e Ures se Lanes prane shkolles Teknologjike
Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka inspektuar dje inspektoi punimet qe po kryhen per rikonstruksionin dhe zgjerimin e Ures se Lanes prane shkolles Teknologjike. Duke folur mbi rendesine e punimeve dhe zgjerimit te ures Rama u shpreh se kjo eshte nje veper shume e rendesishme publike per kryeqytetin e cila luan nje rol themelor ne clirimin e metejshem te trafikut dhe qe me plot gojen po realizohet sebashku me qytetaret qe perballojne ne kete periudhe trafikun ne kete rruge. Ne jemi besimplote qe perpara Vitit te Ri do ta bejme te kalueshme kete rruge duke mikepritur keshtu edhe te gjithe ata qe sic eshte bere tashme tradite per Tiranen e transformuar vijne per festat nga jashte dhe nderkohe une dua te theksoj faktin se permes realizimit te kesaj nyje strategjike per trafikun e kryeqytetit ne cojme perpara nje projekt qe pa dyshim do te ishte i plote me Unazen e Re sikur arsyeja e mosarsyes se politikes se vjeter ta kishte bllokuar projektin e Unazes se Re per te thene sot se projekti nuk u be u shpreh Rama. Sipas kryetarit te Bashkise punimet ne projektet e nisura do te vazhdojne pavaresisht pengesave dhe bllokimeve te qeverise. Pengesat vetem na rrisin pasionin per ti bere gjerat dhe qe ne fund i bejme gjerat pavaresisht se te tjeret kujtojne se duke mos na lene ti bejme marrin simpatine e qytetareve gje qe ne fakt eshte krejt e kunderta sepse qytetaret e Tiranes e kuptojne mire se kush punon per Tiranen dhe kush kerkon ta fuse Tiranen ne kthetrat e se shkuares tha Rama. Ura qe po ndertohet mbi Lane ndodhet ne pjesen perendimore te qytetit te Tiranes. Ajo lidh rrugen e Kavajes me rrugen e Kombinatit si dhe te dy bulevardet Zhan DArk dhe Bajram Curri. Trafiku qe kalon sot ne kete ure eshte mjaft i renduar dhe levizja e mjeteve kryhet me veshtiresi. Rikonstruksioni i ures ekzistuese dhe zgjerimi i saj mbetet i domosdoshem pasi akomodimi i levizjes se mjeteve ne kete nyje eshte teper i veshtire kundrejt gjendjes aktuale qe ndodhet ura ekzistuese. Ura do te kete nje gjeresi pre 30 m dy kalime me gjeresi 11.5 m secila ndarje ne mes me gjeresi 1.0 m si dhe dy trotuare me gjeresi 3m secili. Gjithashtu ne projekt eshte parashikuar ndricimi ne te dy skajet e ures per secilen ane. Projekti financohet nga nje kredi e Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim BERZH nderkohe sipas Bashkise se Tiranes mesi i muajit dhjetor do te perkoje edhe me hapjen e Ures per trafikun duke krijuar keshtu edhe lirshmeri ne qarkullim.
ERE KESH OST dhe CEZ bejne kerkese per rritjen e cmimit te energjise me 12
Enti Rregullator i Energjise ka organizuar dje nje seance degjimore me perfaqesues te KESH OST dhe CEZ pas kerkeses qe keta te fundit kane bere per rritjen e cmimit te energjise elektrike me 12. Gjate seances Bujar Nepravishta kryetari i ERE-s deklaroi se perfaqesuesit e KESH OST dhe CEZ kane kerkuar rritjen e cmimit te energjise deri ne 12 ndersa sqaron se cmimi aktual mesatar i energjise eshte 9.53 leke per ke/ore dhe propozohet te rritet ne 10.67 leke per ke/ore. Sipas tij pikerisht per te shqyrtuar propozimet per cmimin u organizua dhe seanca. Vendimi qe do te merret do te vendoset dhe behet i ditur brenda dates 7 dhjetor. Gjate seances perfaqesuesit e kompanise CEZ u shprehen se kerkesa per rritjen e cmimit do te behet per investimet e larta qe kjo kompani mendon te ndermarre ndersa shton se nje pjese e konsumatoreve nuk paguan e te tjere e vjedhin energjine.
19 Nentor 2010