Meta Oferta e PS-se eshte e vonuar pengoi marrjen e statusit
Eljona Ballhysa
Zevendeskryeministri njekohesisht kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta e ka cilesuar dje per mediat oferten e PS-se per te hetuar vetem materialet zgjedhore dhe duke hequr dore nga fletet e votimit si nje oferte te vonuar. Sipas Metes qendrimi i fundit i PS-se pra terheqja nga fletet e votimit tregon qarte se kjo parti ka qene ne dijeni se kjo kerkese e saj ka qene antikushtetuese. Meta shkon me tej ndersa akuzon Partine Socialiste se krijoi nje krize artificiale politike me synimin qe te pengonte marrjen e statusit kandidat ne BE. Sipas kreut te LSI-se dem me te madh se kaq Partia Socialiste nuk mund ti beje me vendit. Ai ka bere thirrje qe te hartohet sa me pare kuadri ligjor per zgjedhjet e ardhshme.
Akuzat
Ky ndryshim qendrimi vetem dy dite pasi Shqiperia nuk e mori statusin e vendit kandidat vetem per shkak te kesaj krize teresisht artificiale te ndertuar mbi parime antikushtetuese dhe antidemokratike pra te gjitha keto perpjekje per te bere konstruktivin dhe gjithe keto lot krokodili qe derdhen sot jane teresisht vertet te neveritshme. Cdo gje u be me qellim te qarte per te demtuar ne menyre fatale procesin e liberalizimit te vizave njekohesisht u be cdo gje per te demtuar procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat duke ditur qe per nje vend qe kerkon te hyje ne Europe eshte e domosdoshme qe te kete nje dialog normal dhe jo nje politike ne kushtet e pengmarrjeve. Hata me te madhe se kaq Edi Rama nuk ka se cfare i ben vendit - eshte shprehur Meta. Sipas zevendeskryeministrit oferta e PS-se eshte e vonuar dhe inkoherente. Natyrisht kjo eshte nje situate qe duhet permiresuar por eshte shume vone per te luajtur konstruktivin pas nje politike destruktive te qellimshme prej me shume se nje viti. Por dem me te madh se kaq nuk ka se cfare i ben ketij vendi - eshte shprehur kreu i LSI-se.
Leshimet
Me tej ai ka renditur leshimet qe ka bere maxhoranca qeverisese gjate nje viti. Sipas Metes qe nga shtatori i vitit 2009 kur filloi sesioni parlamentar i kesaj legjislature ka qene vetem maxhoranca ajo qe ka ofruar kompromise. Ishte maxhoranca ajo qe mund te mos jepte shumicen dhe nuk kishte ndonje detyrim per ti dhene shumicen ne komision hetimor opozites. Por ia dha. Ishte maxhoranca qe i dha kryetarin e komisionit ne nje kohe qe nuk kishte detyrim tia jepte ate. Iu dha gjithe hapesira dhe gjithe mundesia qe ti drejtoheshin Gjykates Kushtetuese dhe Parlamenti te respektonte vendimin e Gjykates Kushtetuese. Iu ofrua dhe nje kompromis shume i madh qe ti drejtoheshin Komisionit te Venecias nje sugjerim ky edhe i nderkombetareve qe maxhoranca e pranoi dhe asnje nuk ndodhi - eshte shprehur Meta. Me tej ndersa ka akuzuar Ramen per hartimin e Kodit Zgjedhor qe nuk garanton transparence Meta ka bere thirrje per realizimin sa me pare te reformes zgjedhore. Kodi nuk eshte vertet demokratik dhe qe nuk ka pasur vertet si qellim transparencen e procesit por monopolizimin e tij. Keto probleme te cilat jane pranuar qe kane ardhur nga zgjedhjet e fundit ne radhe te pare jane pergjegjesi e vete Edi Rames por edhe e Partise Demokratike. Eshte detyrimi i te gjitheve jo vetem i tyre qe tani te zhvillojme me shpejtesi reformen zgjedhore dhe te permiresojme Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it - ka perfunduar Meta.
Tahiri ILDKP-ja te hetoje pasurine e Metes
Menjehere pas akuzave te bera nga zevendeskryeministri Meta ka reaguar selia roze. Deputeti Saimir Tahiri i ka bere thirrje Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive qe te nise hetimin per pasurine e Metes. Fjalen neveri ia kthejme mbrapsht Ilir Metes pasi me shqetesimin dhe mendimin tone per zullumet ne qeverisje Ilir Meta ben mire tu tregoje shqiptareve per pasurine e tyre. Se pari dhe Inspektorati i Larte i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive ben mire te hetoje pasurine e Ilir Metes. Ilir Meta ti tregoje si e ka blere shtepine ne Bllok. Te tregoje gjithashtu dhe si e ka ndertuar vilen ne gjirin e Lalzit dhe pastaj te flase per integrimin. Ne fakt ai per integrimin ka bere vetem nje pune eshte integruar dhe eshte bere njesh me Sali Berishen dhe deshtimet e tij - eshte shprehur Tahiri.
Kristaq Kume Oferta e PS-se zgjidh krizen politike ne vend
Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor Kristaq Kume eshte shprehur dje se oferta e fundit e Partise Socialiste per te hequr dore nga hetimi i fleteve te votimit i jep zgjidhje krizes politike ne vend. Ky eshte hapi i pare shume i rendesishem per te cliruar ngercin e krijuar lidhur me zbatimin ose jo te nenit 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor. Kjo do te thote se pas kesaj eshte e nevojshme qe nje pozicionim i tille te shprehet me levizjen e kerkuar ne Parlamentin e Shqiperise per ngritjen e komisionit parlamentar i cili ne objekt te tij te kete keqyrjen edhe te materialeve zgjedhore - eshte shprehur Kume. Me gjithe oferten e fundit te PS-se kryeministri Berisha nga ana e tij eshte shprehur se nuk do te marre per baze asnje nga artikulimet publiket per aq kohe sa ato nuk jane shkruar e bardha mbi te zeze ne nje draft te depozituar ne Kuvend.
Topalli takon deputetin gjerman Shulte Vizat shqiptaret me prane Europes
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti dje ne nje takim deputetin e Bundestagut gjerman Bernard Shulte. Kryetarja e Kuvendit u shpreh vecanerisht e kenaqur per kete vizite te deputetit gjerman ne kuadrin e rritjes se shkembimeve parlamentare mes dy vendeve. Deputeti Shulte tha se ndihet shume i gezuar qe vjen ne Shqiperi. Deputeti gjerman i percolli kryetares se Kuvendit pershendetjet e perzemerta ne emer te kryetarit te Parlamentit gjerman zotit Lammert i cili eshte nje nga personalitet gjermane qe ka mbeshtetur me shume Shqiperine ne proceset integruese. Kryetarja e Kuvendit tha se Gjermania eshte nje aleat strategjik per Shqiperine dhe integrimin e saj europian si dhe donatori kryesor ne BE per reformat ekonomike te Shqiperise. Deputeti i Bundestagut Shulte u shpreh se atmosferen europiane ne Shqiperi e ka prekur ne cdo moment te vizites se tij dhe shtoi se shqiptaret me heqjen e vizave kane te gjitha arsyet te ndihen te respektuar dhe shume prane Europes.
Republikanet mund te dalin te vetem ne zgjedhjet lokale
Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar dje se partia e tij mund te dale e vetme ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Kete deklarate e ai e beri gjate nje takimi te zhvilluar me anetare te PR-se dje ne Tirane. Gjate fjales se tij Mediu e vuri theksin ne domosdoshmerine e realizimit te reformes zgjedhore. Mediu propozoi qe formula aktuale te zevendesohet me ate te vitit 2007 proporcional te paster sepse eshte formule qe garanton nje perfaqesim real dhe te drejte. Ai kerkoi ngritjen e komisioneve te paanshme te garantohet aksesi i plote i subjekteve ne numerimin e votave dhe te parashikohen sanksione te renda ne rast shkeljeje. Nje tjeter propozim ishte ndertimi i dispozitave per te drejten e votes se emigranteve si dhe garantimi i debateve televizive per kandidatet per kryetare dhe keshilltare bashkish e komunash.
20 Nentor 2010