Instat: Eksportet rriten me 0.8 përqind
Instituti i Statistikave raporton se për herë të parë që nga janari i këtij viti, eksportet shqiptare janë rritur me 0.8% në terma vjetore. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instat, defiçiti tregtar gjatë tetorit zbrriti në 27,8 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 10.7 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 15.8 përqind krahasuar me tetorin e 2008-ës. Eksportet e grupit “Prodhime druri dhe letre” u rritën me 35 përqind, ato të “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 32.7 përqind, dhe “Ushqime, pije, duhan” u rritën me 31.4 përqin. Rënie ka pësuar eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energjji elektrike” që u ul 27.4 përqind.