E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inst.i Momenteve:S'ka leje për "Skënderbej"

Beteja për sheshin "Skënderbej" ka vijuar në frontin kulturor nga qeveria drejt Bashkisë së Tiranës përmes zbardhjes së dokumentacionit të lejes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe drejtoria e trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës.
Drejtuesit Valter Shtylla dhe Ols Lafe pasi kanë shpalosur para gazetarëve vërejtjet e bëra ndaj projektit belg për sheshin "Skënderbej", e kanë shpallur projektin të jashtëligjshëm sepse është i pasigluar nga këto dy institucione ndaj dhe pritet të merren masa nga inspektorati kombëtar.
Ministria e Kulturës përmes këtyre dy institucioneve i ka bërë thirrje Bashkisë së Tiranës të pranojë vërejtjet e bëra mbi ndalimin e ngritjes së dy ndërtesave, pjerrësinë deri në 1 përqind të piramidës dhe asfaltimin sipas modelit të trashëguar.
Instituti i Monumenteve të Kulturës duke e njohur me vendim të vitit 2000 nga KKRT sheshin "Skënderbej" si ansambël i mbrojtur monumental deklaron se do të raportojë edhe para zyrtarëve të UNESCO-s për këtë shkelje të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe deformim të një pasurie ndërkombtare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›