çelet në Muzeun Kombëtar ekspozita e piktorit Parid Dule
Prezantohet në ambientet e Muzeut Kombëtar një ekspozitë pikture e autorit Parid Dule, djalit të artistit të merituar Bardhyl Dule. Ekspozita përmban rreth 50 piktura të llojeve të ndryshme, duke filluar që nga portreti, karikatura, natyra e qetë etj. Pikturat janë krijuar me një mjeshtëri të vecantë ndër vite dhe trajtojnë tema të llojeve të ndryshme, duke përfshirë dhe ato historike. Fjalën përshëndetëse në hapjen e saj e mbajti ish profesori i tij Klement Zoraqi.
Kjo është ekspozita e 6- të e piktorit, dhe karateristit Dule, i cili ka prezantuar dhe më parë ekspozita pikture, në Itali, dhe Angli, ku ai ka qënë dhe si përfaqësues i karatesë për shtetin shqiptar. Një pikturë mjaft interesante e kësaj ekspozite ishte dhe ajo e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.
Pikturat e Dules janë vlerësuar dhe në arenën ndërkombëtare, ku ai ka marrë pjesë në disa konkurse. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dashamirësit e këtij arti deri më 13 prill