E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtarët e OKB-së në Shqipëri dhurojnë gjak

Nevojave për gjak iu përgjigjën vullnetarët të cilët bëjnë furnizmin me 20% të rezervave të gjakut. Duke ndihmuar talasemikët por edhe raste në urgjencë, 40 zyrtarë të OKB në Shqipëri bëhen vullnetarët të dhurimit duke sensibilizuar opinionin publik për bërë të tillë gjest në emër të atyre që kanë nevojë për gjak për të jetuar.

Përfaqësuesja e OKB në Shqipëri tha se për këtë sensibilzim kemi nevojë të gjithë. Ndërsa përfaqësuesit e kryqit të kuq shqiptar thanë se 1/4 e furizimit me gjak të spitaleve e bëjnë dhurimet vullnetare.
 

Ky akt, thonë përfaqësuesit e kryqit të kuq, duhet të ndiqet edhe nga njerëz të thjeshtë dhe jo vetëm institucionet, sepse dhurimi i gjakut vullnetarisht nga popullata është ende i kufizuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›