E Diel, 1 Nëntor 2026

Instituti i Albanologjisë, ekspozitë me sende arkeologjike

Objekte arkeologjike të cilat datojnë që nga epokat e Paleolit e deri në ditët tona si dhe veshje të traditës shqiptare janë ekspozuar nga Instituti i Albanologjisë në ambjentet e saj. Qëllimi i kësaj ekspozite ka qënë njohja e vlerave dhe thesareve të kulturës materiale shqiptare. Sipas drejtorit të Qendrës Studimore Albanologjike, Ardian Marashi pjesë e kësaj ekspozite janë të gjithë sepse ajo është pjesë e identitetit tonë.
Në ekspozitë morën pjesë krerë të lartë të vendit si kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Arsimit dhe Shkencave Myqerem Tafaj si dhe pjesë të trupit diplomatik në Shqipëri. Ekspozita u çel në kuadër të Ditëve të Albanologjisë .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›