E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krijohet shoqata "Shtëpia e Polifonisë"

Më në fund ideja e simbolit të polifonisë labe Lefter Cipa u bë realitet. Nën atmosferën e këngëve popullore labe u promovua shoqata kulturore "Shtëpia e Polifonisë'. Shoqata përbëhet nga një grup polifonik që synimin e saj e ka në ruajtjen e traditës së isopolifonisë.
Gjatë promovimit nuk kanë munguar edhe nderime për një nga poetët më të shquar shqiptarë si dhe simbolit të polifonisë shqiptare Lefter Cipa. Gjithashtu u promovuan edhe dy nga librat e tij kushtuar folklorit të këngës labe "Ëngjëj të Polifonisë " si dhe "Flet Princi i Polifonisë". Ky autor ka qënë pjesëmarrës me krijimet e veta në 6 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë duke qënë i lauar me çmim në çdo festival.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›