E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instituti i Historise botime per 100 vjetorin e Pavaresise

Pas marrjes së materialeve arkivore të huaja italiane, angleze, gjermane dhe franceze, një grup kërkimor i përbërë prej 36 autorësh, pjesë të Institutit, por jo vetëm, i janë vënë punës për të mbledhur materialet që i takojnë periudhës historike mes viteve 1912-1991. Thënë ndryshe, Shpallja e Pavarësisë, Lufta Nacional- Çlirimtare dhe Diktatura. Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë na bënë me dije se është përcaktuar grupi i punës që do të botojë korpusin e parë prej 15 volumesh që i perket vitit 1912. Ky botim vjen në kuadër edhe të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Përmes këtyre botimeve do të dalin në dritë fakte të reja për periudhën 1912- thotë Meta. Krahas botimeve për 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar do të kulmojë dhe një konferencë jubilare, e cila do të bëjë bashkë studiuesit dhe historianët më të njohur shqiptarë dhe të huaj
Botimi i këtyre materialeve do të jetë në shqip dhe në gjuhët përkatëse si dhe do të shërbehen on line

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›