Topi i Arte Shqiperia mes Mesit e Ronaldos
Në garën për “Topin e Artë 2011”, Shqipëria ka qenë e ndarë mes yllit të Barcelonës, Lionel Mesi dhe sulmuesit të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo.
Për vendin tonë, në garën për lojtarin më të mirë të vitit të kaluar kanë votuar kapiteni i përfaqësueses, Lorik Cana, ish-trajneri i përkohshëm, Xhemal Mustedanagiç, i cili drejtoi Kombëtaren përpara emërimit të De Biazit, si edhe gazetari Besnik Dizdari.
Fakti interesant është se Cana gjeti ekzaktësisht se cilët do të ishin tre finalistët. Mesfushori kuqezi i dha votën maksimale, prej 5 pikësh, Leo Mesit, duke vendosur në vendin e dytë Kristiano Ronaldon, me 3 pikë, ndërsa 1 pikë ai ia ka dhënë mesfushorit të Barcelonës, Ksavi.
Në sinkron me Canën, të paktën për dy vendet e para, ishte edhe gazetari Besnik Dizdari, i cili jep votën duke përfaqësuar mediat shqiptare. Por, pas Mesit dhe Kristiano Ronaldos, në vendin e tretë ai renditi sulmuesin e Uruguait, Diego Forlan.
Në votimin e tij, Xhemal Mustedanagiç, që u emërua përkohësisht në krye të stolit të Shqipërisë pas largimit të trajnerit Josip Kuzhe, ka renditur të parin Kristiano Ronaldon, duke I dhënë 5 pikë. Boshnjaku që drejtoi përfaqësuesen në dy miqësoret e nëntorit me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, votoi në vendin e dytë mbrojtësin e Barcelonës, Erik Abidal, që gjatë vitit të kaluar fitoi betejën me tumorin në mëlçi, ndërsa rezervoi vetëm 1 pikë për Lionel Mesin.
Në fund, fitues u shpall Mesi, edhe sepse ai ka marrë numrin më të madh të preferencave. Nga trajnerët e përfaqësueseve, ylli i Barçës është votuar edhe nga Sabela i Argjentinës, Del Boske i Spanjës, Prandeli i Italisë, Kapelo i Anglisë, Kueiroz i Iranit, Tabarez i Uruguait, Klinsman i SHBA-së, por edhe Geri Spid, ish-tekniku i Uellsit, që u vetëvra në nëntorin e kaluar.
Spikat fakti, që “trendi Mesi” ka vazhduar edhe mes kapitenëve të kombëtareve të ndryshme, duke nisur nga Bufon i Italisë, Poulsen i Danimarkës, Loris i Francës, Lahm i Gjermanisë, Arshavin i Rusisë, Ibrahimoviç i Suedisë, Shevçenko i Ukrainës e Lugano i Uruguait.