E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Merkel-Sarkozi

Tatimi mbi transaksionet financiare do të jete në fokus të axhendës së samitit që do të zhvillohet në fund të janarit. Lidhur me këtë çështje do të zhvillojnë nesër një takim presidneti francez, Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në fokus të bisedimevedo të jetë çështja e tatimit të transaksioneve financiare që kërkohet nga Parisi. Javën e kaluar, këshilltari i presidentit Sarkozi, Anri Geno tha se “taksa do të vendoset vetëm këtë vit dhe se preisdneti francez do ta vazhdojë i vetëm edhe nëse vendet e tjera të Eurozonës nuk bien dakord”. Vendimi për këtë transaksionet do të merret në fund të muajit kur dhe do të mbahet samiti.
Propozimin për tatimin e kishte propozuar dhe Komisioni Europian në tetor të vitit 2010, megjithë kundërshtimin e Britanisë dhe të Suedisë.
Të mërkurën kancelarja Merkel do të takohet me kryemisnitrin italian, Mario Monti. Me këtë të fundit u takua të premten edhe presidenti francez, Nikola Sarkozi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›