Instituti i Historisë, rekord botimesh shkencore për 100 vjetor

Viti i 100-vjetorit të pavarësisë do të sjellë për herë të parë për vendin tonë një shifër rekord botimesh, shkencore nga Instituti i Historisë.
Kreu i këtij Institucioni, Beqir Meta, tha se janë rreth 17 tituj, studime, monografi, vëllime dokumetash, të cilat sjellin për herë të parë arkiva dhe dëshmi nga vende të ndryshme si Franca, Britania, Austro-Hungaria në lidhje me Shqipërinë e vitit 1912.
Botimet tashmë janë drejt përfundimit dhe do të promovohen në Konferencen shkencore të 100-vjetorit të pavarësisë që do të organizohet nga Instituti i Historisë në muajin nëntor.