E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori, Hado: Tirana dhe Vlora, epiqendra të festimeve

Kureshtja e qytetarëve se cilat janë festimet që do të na shoqërojnë në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe në lidhje me vendosjen përfundimtare të monumenteve të figurave të shquara historike duket se do të marë fund vetëm në muajin nëntor me finalizimin e tyre.
 

Edhe përsa i përket panoramës së dekorit të festimeve në kryeqytet duket se është akoma herët që syri i qytetarëve të ndjejë atmosferën festive të kësaj ngjarje historike. Zv. Ministri i kulturës Abaz Hado thotë se epiqëndra e festimeve do jetë Tirana dhe Vlora dhe se muaji tetor ështe muaji i përmbulljes së përgatitjeve të koncerteve dhe pozicionimit të monumenteve.
 

Gjithashtu Hado tha se janë në proces realizimi i Monumentit të Pavarësisë; monumentit për Kongresin e Lushnjes; shtatoret e Mbretit Zog, Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit. Monumente këto që do të vendosen në disa sheshe të vendit duke i dhënë një atmosferë më historike këtij momenti të rëndësishëm për Shqipërinë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›