E Shtunë, 31 Tetor 2026

Instituti i Sigurimeve, informatizim të kartelave mjekësore të pacientit

Thellimi i reformës në sistemin
shëndetësor do të realizohet
nëpërmjet disa prioriteteve
kryesore të vendosura nga Instituti i
Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Për thellimin e reformës do të jetë prioritare
Informatizimi i Qendrave
Shëndetësore në të gjitha rajonet. Instalimi
i një sistemi të unifikuar informacioni
për regjistrimin, raportimin
dhe vlerësimin financiar të aktivitetit
të qendrave. Ky është një proces që
sipas ISKSH-së tashmë ka nisur.
Përmirësimi i metodës së financimit
me qëllim rritjen e përdorimit të qendrave shëndetësore dhe rritjen e cilësisë
së shërbimit. Po ashtu, një tjetër
faktor që do të ndikojë në përmirësimin
e sistemit shëndetësor do të jetë
përfundimi i regjistrimit të popullatës
me qëllim aplikimin e pagesave efektive
sipas numrit real të banorëve që
mbulon çdo mjek. Krijimi i mundësive
për rritjen e numrit të të siguruarve
dhe shtrirjen e skemës nëpërmjet rishikimit
të gjithë bazës së nevojshme ligjore
që ka të bëjë me identifikimin dhe
statusin e të siguruarit, sistemin e
referimit është një tjetër detyrë që e ka
marrë mbi vete ISKSH-ja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›