"Dorëzo planin rregullues në sekretarinë e KRRTRSH-së"
Ministria e Punëve Publike
Transportit dhe Telekomunikacionit,
i ka kërkuar sot
Bashkisë së Tiranës të dorëzojë planin
rregullues të kryeqytetit. Qeveria
e cilëson të papranueshëm faktin
që ky plan po mbahet peng. Në një
konferencë për shtyp, drejtori për
marrëdhëniet me publikun, Agim
Ndroqi, ka kërkuar nga ana e bashkisë
të bëjë dorëzimin e këtij plani
rregullues pranë sekretarisë teknike
të KRRTRSH-së. "Prej disa muajsh,
sekretaria e Këshillit të Rregullimit
të Territorit të Shqipërisë
pranë Ministrisë së Punëve Publike,
Transportit dhe Telekomunikacionit
po pret që bashkia të dërgojë pranë
kësaj sekretarie këtë plan. Ndaj i
kërkoj zyrtarisht bashkisë të
paraqesë planin rregullues të Tiranës
pranë sekretarisë teknike të
KRRTRSH-së", tha Ndroqi.
Qeveria e cilëson të papranueshëm
faktin që ky plan po mbahet
peng. "Është e paprinciptë dhe e papranueshme
që ky plan të mbahet
peng muaj të tërë për t‘u modifikuar
njollat dhe trojet e ndërtimit sipas interesave",
theksoi më tej Ndroqi.
Transportit dhe Telekomunikacionit,
i ka kërkuar sot
Bashkisë së Tiranës të dorëzojë planin
rregullues të kryeqytetit. Qeveria
e cilëson të papranueshëm faktin
që ky plan po mbahet peng. Në një
konferencë për shtyp, drejtori për
marrëdhëniet me publikun, Agim
Ndroqi, ka kërkuar nga ana e bashkisë
të bëjë dorëzimin e këtij plani
rregullues pranë sekretarisë teknike
të KRRTRSH-së. "Prej disa muajsh,
sekretaria e Këshillit të Rregullimit
të Territorit të Shqipërisë
pranë Ministrisë së Punëve Publike,
Transportit dhe Telekomunikacionit
po pret që bashkia të dërgojë pranë
kësaj sekretarie këtë plan. Ndaj i
kërkoj zyrtarisht bashkisë të
paraqesë planin rregullues të Tiranës
pranë sekretarisë teknike të
KRRTRSH-së", tha Ndroqi.
Qeveria e cilëson të papranueshëm
faktin që ky plan po mbahet
peng. "Është e paprinciptë dhe e papranueshme
që ky plan të mbahet
peng muaj të tërë për t‘u modifikuar
njollat dhe trojet e ndërtimit sipas interesave",
theksoi më tej Ndroqi.