Lumi Gjanicë, burimi rrjedhës i sëmundjeve
Jo pa të drejtë specialistët e
mjedisit e kanë cilësuar si
burim të rrjedhës dhe zhvillimit
të sëmundjeve për
qytetarët fierakë. Janë me mijëra
banorë ata që përjetojnë sapo zgjohen
erën mbytëse të lumit, i cili
përshkon mes përmes qytetin e
Fierit. Përgjatë shumë viteve të
fundit, lumi që ndërthuret me
ndërtesat e qytetit myzeqar është
kthyer në një vend ku hidhen
tonelata me plehra dhe mbetje të
tjera industriale. Lumi është i vendosur
në mënyrë të tillë që prek të
gjitha lagjet qendrore të qytetit,
ndërsa në këmbët e urave janë
mbeturina masive që shpërndajnë
erën e rëndë kudo. Ndërsa
herë pas here vendorët pohojnë se
do të realizojnë së shpejti projektin
që synon rehabilitimin e Gjanicës,
ende nuk është bërë asgjë.
Nisur nga situata e krijuar, specialistët
e mjedisit japin alarmin për
rrezikun real që u kanoset për çdo
ditë banorëve të Fierit dhe të rrethinave.
Ata kërkojnë që bashkia
të marrë masa të menjëhershme
për pastrimin e lumit nga tonelatat
e mbeturinave, pasi janë kthyer
në bartës të sëmundjeve kanceroze.
Tonelatat e mbeturinave urbane
mbi lumin Gjanica kanë kri
qenjuar
probleme të mëdha ekologjike
në Fier. Shirat e rëna gjatë
ditëve të fundit, jo vetëm që kanë
shtuar prurjet e ujit, por kanë
nxjerrë në sipërfaqe të dy anëve të
lumit të gjitha ndotjet që qëndronin
në të. Por nuk janë vetëm mbeturinat
që hidhen pa kriter nga
subjektet apo qytetarët e papërgjegjshëm,
një ndotje që vret
më tepër është ajo e mbetjeve industriale.
Pikërisht në ditët me shi
dhe në temperatura të larta, situata
kthehet në kaotike dhe era
mbyt gjithë qytetin. Sipas drejtores
së Agjencisë së Mjedisit ëshplotëtë
teknologjia e vjetëruar ajo që
ndikon në këtë nivel ndotjeje.
"Nuk kemi çfarë të bëjmë në
këto kushte. Shpresohet që me
privatizimin e kompanive të naftës,
kjo situatë të marrë fund, por
aktualisht duhet ta pranojmë që
situata është e vështirë dhe kjo
ndotje po kthehet në rrezik për
shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene",
tha Angjelina Mërtiri, drejtore
e Drejtorisë së Mjedisit.
Ndërkohë, duhet theksuar se specialistët
që herë pas here bëjnë
matjet reale të ndotjes, pohojnë se
situata sa vjen dhe rëndohet duke
krirrezikuar
seriozisht jetën e banorëve
të qytetit, por edhe të zonës
turistike të Semanit. Ndërkohë,
burime zyrtare nga Bashkia e Fierit,
bëjnë me dije se ka dështuar tri
herë procesi i tenderimit për
hartimin e një projekti për rehabilitimin
e plotë të lumit Gjanica.
Nënkryetarja e bashkisë, Eriselda
Çobo, ka thënë se me gjithë angazhimin
e këtij institucioni, tenderët
për projektin e Gjanicës
kanë dështuar.
"Kjo për arsye se në vendin tonë
nuk ka studio të mirëfilltë për
specifikën hidro dhe që të plotëtë
sojë standardet evropiane që
kërkon bashkia për rehabilitimin
dhe kthimin në identitet të Gjanicës",
ka vijuar në fjalën e saj Çobo.
Ndërkohë, fondi i vënë në dispozicion
për rehabilitim ka qenë rreth
10 milionë lekë. Lumi Gjanicë është
kryefjalë e fjalimeve elektorale
nga të gjitha kandidaturat, por që
asnjëherë nuk është bërë asgjë.
Edhe ky prag zgjedhjesh do ta
hedhë vështrimin e tij te Gjanica si
e vetmja arsye për të bindur
qytetarët, dhe këta të fundit
mund të binden më lehtësisht.
mjedisit e kanë cilësuar si
burim të rrjedhës dhe zhvillimit
të sëmundjeve për
qytetarët fierakë. Janë me mijëra
banorë ata që përjetojnë sapo zgjohen
erën mbytëse të lumit, i cili
përshkon mes përmes qytetin e
Fierit. Përgjatë shumë viteve të
fundit, lumi që ndërthuret me
ndërtesat e qytetit myzeqar është
kthyer në një vend ku hidhen
tonelata me plehra dhe mbetje të
tjera industriale. Lumi është i vendosur
në mënyrë të tillë që prek të
gjitha lagjet qendrore të qytetit,
ndërsa në këmbët e urave janë
mbeturina masive që shpërndajnë
erën e rëndë kudo. Ndërsa
herë pas here vendorët pohojnë se
do të realizojnë së shpejti projektin
që synon rehabilitimin e Gjanicës,
ende nuk është bërë asgjë.
Nisur nga situata e krijuar, specialistët
e mjedisit japin alarmin për
rrezikun real që u kanoset për çdo
ditë banorëve të Fierit dhe të rrethinave.
Ata kërkojnë që bashkia
të marrë masa të menjëhershme
për pastrimin e lumit nga tonelatat
e mbeturinave, pasi janë kthyer
në bartës të sëmundjeve kanceroze.
Tonelatat e mbeturinave urbane
mbi lumin Gjanica kanë kri
qenjuar
probleme të mëdha ekologjike
në Fier. Shirat e rëna gjatë
ditëve të fundit, jo vetëm që kanë
shtuar prurjet e ujit, por kanë
nxjerrë në sipërfaqe të dy anëve të
lumit të gjitha ndotjet që qëndronin
në të. Por nuk janë vetëm mbeturinat
që hidhen pa kriter nga
subjektet apo qytetarët e papërgjegjshëm,
një ndotje që vret
më tepër është ajo e mbetjeve industriale.
Pikërisht në ditët me shi
dhe në temperatura të larta, situata
kthehet në kaotike dhe era
mbyt gjithë qytetin. Sipas drejtores
së Agjencisë së Mjedisit ëshplotëtë
teknologjia e vjetëruar ajo që
ndikon në këtë nivel ndotjeje.
"Nuk kemi çfarë të bëjmë në
këto kushte. Shpresohet që me
privatizimin e kompanive të naftës,
kjo situatë të marrë fund, por
aktualisht duhet ta pranojmë që
situata është e vështirë dhe kjo
ndotje po kthehet në rrezik për
shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene",
tha Angjelina Mërtiri, drejtore
e Drejtorisë së Mjedisit.
Ndërkohë, duhet theksuar se specialistët
që herë pas here bëjnë
matjet reale të ndotjes, pohojnë se
situata sa vjen dhe rëndohet duke
krirrezikuar
seriozisht jetën e banorëve
të qytetit, por edhe të zonës
turistike të Semanit. Ndërkohë,
burime zyrtare nga Bashkia e Fierit,
bëjnë me dije se ka dështuar tri
herë procesi i tenderimit për
hartimin e një projekti për rehabilitimin
e plotë të lumit Gjanica.
Nënkryetarja e bashkisë, Eriselda
Çobo, ka thënë se me gjithë angazhimin
e këtij institucioni, tenderët
për projektin e Gjanicës
kanë dështuar.
"Kjo për arsye se në vendin tonë
nuk ka studio të mirëfilltë për
specifikën hidro dhe që të plotëtë
sojë standardet evropiane që
kërkon bashkia për rehabilitimin
dhe kthimin në identitet të Gjanicës",
ka vijuar në fjalën e saj Çobo.
Ndërkohë, fondi i vënë në dispozicion
për rehabilitim ka qenë rreth
10 milionë lekë. Lumi Gjanicë është
kryefjalë e fjalimeve elektorale
nga të gjitha kandidaturat, por që
asnjëherë nuk është bërë asgjë.
Edhe ky prag zgjedhjesh do ta
hedhë vështrimin e tij te Gjanica si
e vetmja arsye për të bindur
qytetarët, dhe këta të fundit
mund të binden më lehtësisht.