E Enjte, 5 Nëntor 2026

Instituti për Studimin e Luftës: Forcat ruse po përgatiten për një sulm final ndaj Kievit, mundet që sonte

Analiza e bërë nga një grup ushtarakësh amerikan, informon se forcat ruse po përgatiten për një sulm ndaj Kievit në ditët në vijim, mundet që sonte.  Sipas Sky News, Instituti për Studimin e Luftës thotë se forcat ruse po përqendrohen në periferinë lindore, veriperëndimore dhe perëndimore të kryeqytetit.

Vlerësimi sugjeron se “sulmi mund të ndodhë gjatë 24-96 orëve të ardhshme”.

“Rusët po sjellin furnizime dhe përforcime, si dhe po kryejnë sulme artilerie, ajrore dhe raketore për të dobësuar mbrojtjen dhe për të frikësuar ushtarët ukrianas përpara një sulmi të tillë”, thuhet në deklaratë.

Analiza tregon se operacioni mund të sinjalizojë një moment kyç të pushtimit të Putinit, duke marrë parasysh suksesin por edhe dështimin e një operacioni të tillë për marrjen e Kievit.

“Nëse trupat ruse kanë qenë në gjendje të rifurnizohen, riorganizohen dhe planifikojnë operacione të njëkohshme të qëllimshme dhe të koordinuara përgjatë disa akseve të avancimit në kryeqytet, ato mund të jenë më të suksesshme në këtë operacion sesa në aksionet e mëparshme”, thuhet në deklaratë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›